Zbulohen detaje nga vrasja e 32 vjeçarit në Ferizaj, ja çka e kishte 24-vjeçarja viktimën

Kronikë

Zbulohen detaje nga vrasja e 32 vjeçarit në Ferizaj, ja çka e kishte 24-vjeçarja viktimën

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 20:51
Fotoilustrim

Të dielën mbrëma në Ferizaj është raportuar një rast i rëndë, ku një mosmarrëveshje mes një çifti dyshohet se ka përfunduar me vrasje.

Sipas medias, 24-vjeçarja A.R, dyshohet se ka qëlluar për vdekje të dashurin e saj, F.H. rreth orës 22:40, duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

E dyshuara ka pësuar lëndime dhe fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Ferizajt, për t’u transferuar më pas në QKUK në gjendje stabile.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurën Arjeta Roshaj, 24-vjeçare, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat