Bastisje në burgun e Dubravës, gjendet marihuanë

Kronikë

Bastisje në burgun e Dubravës, gjendet marihuanë

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 08:54
Fotoilustrim

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, të dielën rreth orës 08:30, gjatë një bastisjeje të realizuar rreth sallës së vizitave, janë gjetur dy qese të mbështjella që dyshohet se përmbanin marihuanë.

Sipas raportit të policisë, pesha e substancës së dyshuar është rreth 125 gramë, ndërkohë lënda është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.

Rasti po trajtohet në procedurë hetimore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat