Policia ka pranuar një informatë se në rrugë në fshatin Fortesë të Rahovecit është një qese me substanca narkotike.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ku ka gjetur dhe sekuestruar një qese me substanca narkotike të llojit kokainë me peshë 45.24 gramë.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.