Ferizaj: Raportohet zhdukja e një personi, policia nis hetimet

Kronikë

Ferizaj: Raportohet zhdukja e një personi, policia nis hetimet

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një burrë dyshohet se është zhdukur në Ferizaj, pasi është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë, rasti është paraqitur më 12 korrik rreth orës 12:00.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e largimit dhe për të përcaktuar vendndodhjen e personit të zhdukur.

Detaje tjera nuk u dhanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat