Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 12:15, pasi viktima, një qytetare e Kosovës, ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.
I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.