​Dy somaleze "arrestohen" pasi hynë ilegalisht në Kosovë, dyshohet se u kontrabanduan

Kronikë

​Dy somaleze "arrestohen" pasi hynë ilegalisht në Kosovë, dyshohet se u kontrabanduan

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Dy shtetase të Somalisë janë hasur nga Policia në afërsi të pikës së vjetër kufitare Kosovë–Shqipëri, pak para mesnatës ndërmjet të mërkurës e të enjtes, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës..

Gjatë intervistimit, dy gratë kanë deklaruar se e kanë kaluar kufirin nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

Sipas dyshimeve fillestare, ato janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat