Aksident mes tre kamionëve e automjetit në Qafën e Duhlës, një i lënduar

Kronikë

Aksident mes tre kamionëve e automjetit në Qafën e Duhlës, një i lënduar

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 13:50
Fotoilustrim

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti ndërmjet tre kamionëve dhe një automjeti në Qafën e Duhlës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi

Si pasojë e aksidentit dhe intervenimit të shërbimeve emergjente, qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat