Dy familje janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje të dielën në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Kanosje” dhe “Sulm”, ndërsa dy të dyshuar u dërguan në mbajtje.
“Lipjan 26.07.2026-19:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti dy familje.
Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Ekol. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar meshkuj kosovarë dërgohen në mbajtje”, njofton Policia.