Tragjedia në Prishtinë: 18 vjeçari po vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv

Kronikë

Tragjedia në Prishtinë: 18 vjeçari po vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 13:08
Fotoilustrim

Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror Shaqir Uka, ka dhënë detaje për median lidhur me gjendjen shëndetësore të 18 vjeçarit i cili u lëndua dje në një vendpunishte në Prishtinë si pasojë e rënies së vinçit.

“Pas konsultimeve dhe ekzaminimeve mjekësore të bëra, dje rreth orës 22:00 është sjellur në Njësinë e Mjekimit Intensiv. Ka pasur lëndimeve në regjionin e organeve, ka pasur lëndime të rënda andaj edhe e kanë sjellë këtu”, deklaroi Uka.

“Aktualisht parametrat vitale janë stabile. Ai vazhdon të marrë tretman mjekësor dhe të monitorohet nga ekipet mjekësore”, deklaroi ai.

Gjatë ditës së djeshme, një punëtor i moshës 26 vjeçare e ka humbur jetën.

Kjo ngjarje pos që ka tronditur opinionin, ka ngjallur reagime të ashpra duke vënë theks tek siguria e punëtorëve, veçanërisht në ndërtimtari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat