Kontrabandë me mallra nga Serbia, konfiskohen mallra dhe 340 litra birrë

Kronikë

Kontrabandë me mallra nga Serbia, konfiskohen mallra dhe 340 litra birrë

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 14:51
Fotoilustrim

Dy raste të kontrabandës me mallra zbulohen në Ranilluk, konfiskohen produkte ushqimore dhe birrë

Policia e Kosovës ka zbuluar dy raste të ndara të kontrabandës me mallra në fshatin Kormnjan të Ranillukut, ku janë konfiskuar produkte ushqimore dhe sasi e konsiderueshme birre që dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme.

Sipas Policisë, të dy rastet janë evidentuar më 31 korrik rreth orës 01:20, kur janë ndaluar për kontroll dy automjete me targa të Serbisë, të drejtuara nga shtetas të Kosovës.

Gjatë kontrollit në rastin e parë janë gjetur mallra ushqimore pa dokumentacion përcjellës, ndërsa në rastin e dytë janë sekuestruar 340 litra birrë, po ashtu pa dokumentacionin e nevojshëm dhe të dyshuara si mallra kontrabandë.

Automjetet dhe mallrat e konfiskuara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet do të trajtohen sipas procedurave ligjore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat