Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Leposaviq nën dyshimin për sulm fizik ndaj një qytetari.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30, kur viktima raportoi se ishte sulmuar nga dy shtetas të Serbisë.
Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi njërin prej të dyshuarve.
Ai u intervistua dhe, në konsultim me prokurorin, u lirua në procedurë të rregullt. Viktima, pasi mori trajtim mjekësor, u lirua për në shtëpi.