Atdhetarit të shquar, Harry Bajraktari

Kultura

Atdhetarit të shquar, Harry Bajraktari

Nga: Ramiz Lushaj Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:52
Harry Bajraktari

Fjala m’u baftë bajrak,

Udhës tande me guxim Vranoci.

Ditëlindja jote në kalendar të kohës.

Je plis i bardhë dardan në grataçielat e Nju Jorkit.

 

Vitet me sakrifica t’i lexoj në thinja

Me rrënjë tek Kosova

Me dritë tek Pavarësia.

Plis të bardhë të ka Historia.

 

Gjithnjë të buron buzëqeshja

Si një Lumabardhë…

Me mendje, zemër, hapa...

Lartohesh Plis i Bardhë.

Të yllton në gjoks dekorata:

“Nderi i Kombit” Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat