Ti ke mijëra vjet Kosovë

Kultura

Ti ke mijëra vjet Kosovë

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:25
Skënder Karaçica

Ti ke mijëra vjet

Kosovë

që hyn e del

nëpër tragjeditë e mëdha

të botës

kur në ballë

me burrërinë e trimërisë

Hasan Prishtina

Adem Demaçi

Adem Jashari

djelmenia e Kosovës

Ti as vritesh

nuk digjesh

në Tokën e shenjtë

pip në këmbë

djepat përkundin

ninulat e Nënës

Biri im

u rritsh në  Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat