Ndjenjat në pikturë

Kultura

Ndjenjat në pikturë

Nga: Vjollca Aliu Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:49
Vjollca Aliu

Kur vapa djeg
e dielli përcëllon,
ajo përmbi zenit shkëlqen,
merr dhe fuqi,
bëhet rrezeshpuese,
ndez flakë
atë shpirt plot brishtësi.
Drita e syve zjarr,
rrezedritë i lëshon
fytyrës plot nur,
zjarri e flaka marrin hov,
mbi pëlhurë të bardhë
krijohet një pikturë.
Buzëqeshja derdhet si mjaltë,
e frazat metonimike
s'kanë mbarim,
sa e bukur kjo pikturë,
me shpirtrat prush
e fytyrat plot shkëlqim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat