Gjithmonë në shërbim të shqiptrizmit

Kultura

Gjithmonë në shërbim të shqiptrizmit

Nga: Baki Ymeri Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 23:42
Kopertina

Faridin Tafallari është nderi dhe krenaria e kombit. Njeriu i mirë e shenjtëron vendin ku jeton. Faridini është një shpirt fisnik dhe një vlerë e lartë patriotike. Familja, Zoti dhe Atdheu mbi të gjitha. Faridini ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit. Jeta dhe vepra e tij na i kujton fjalët e Oso Kukës: “Edhe njëqind vjet sikur t’i kisha, për Shqipërinë flakë do të digjesha.” Për Faridinin s’ka Shqipëri pa Kosovë, dhe s’ka Kosovë pa Shqipëri. U lind në Kosovë, emigroi në Gjermani, duke iu rikthyer Kosovës përsëri. “Kosova është një vend i mrekullueshëm”, ka thënë Klaus Reihard.

Për Faridin Tafallarin, puna është amblemë nderi e krenarie. Veprat e tij e ndezin zjarrin e dashurisë për lirinë e atdheun, për punë dhe përparim në të gjitha fushat e jetës. Nga to kuptojmë se shqiptari është më i vjetër se historia dhe më i vjetër se hëna. Zt. F. Tafallari din ta kultivojë fisnikërinë shpirtërore, humanizmin dhe atdhedashurinë, sinqeritetin dhe trimërinë. Zotëria e tij gjithmonë ka ëndërruar për një Shqipëri të fortë dhe të pakufishme. Sinqeriteti, nderi, mikpritja, bujaria dhe besa kanë qenë dhe janë disa nga vetitë më pozitive të karakterit të tij.

Gjatë gjithë jetës, Faridini e ka kultivuar fuqinë e dashurisë dhe të atdhedashurisë. Koha kalon por kujtimet mbeten. Më kujtohet viti 1973 kur vajta për herë të parë në Gjermani. Tasin Voka, miku më i ngushtë i Faridinit, më fliste me admirim për atdhedashurinë e tij. Kaluan ca vite dhe filluam të bashkëveprojmë nëpërmjet Internetit, duke këmbyer letra, ide, artikuj dhe libra. Nga diskutimet me këtë njeri të dashur, dilte në pah ideja se dashuria ndaj kombit dhe atdheut ishte preokupimi i tij elementar. Herë pas here më ndihmonte edhe materialisht për botimin e “Shqiptarit”, sipas mundësve që kishte.

Image

Në veprat e tij defilon kujdesi për rruajtjen e integritetit kombëtar, të dinjitetit të kombit shqiptar për kultivimin e gjuhës, të traditave, të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në konditat e reja politike, interne dhe internacionale, por mbi të gjitha qëndron e patundur ëndrra e tij për bashkimin e trojeve shqiptare, për të realizuar ëndrrat e rilindësve tanë që digjeshin për komb e atdhe. Faridin Tafallari është një njeri i përsosur në të gjitha pikëshikimet, tashmë i ndodhur në moshën e pjekurisë intelektuale, kulturore dhe patriotike, autor i një numri të konsideruar vëllimesh voluminoze, i një familjeje fisnike dhe i një biblioteke të pasur.

Nuk ka vlerë më të madhe se sa mirënjohja me të cilën të nderon vendlindja, familja, miqtë, mikeshat dhe dashamirët. Zt. Faridin nuk e harron kurrë Struzhën e tij, familjen dhe njerëzit e thjeshtë e punëtorë të vendlindjes së tij. Ai e ka dashur dhe e do vendlindjen e tij siç e do Arbërinë antike dhe etnike, e cila fillon në jug të Janinës dhe mbaron diku në veri të Prishtinës, me Mitrovicë e me Toplicë, nga deti Egje e deri në Nish, Shqipëri e gjerë dhe e gjatë, me mbi 90 mijë kilometra katrorë.

Faridin Tafallari është zëri i atdheut dhe një natyrë perseverente që militon gjithmonë për përparim dhe vetëperfeksionim. Respekti im ndaj tij përfshin edhe një gamë ndjenjash që burojnë nga vlerësimi i forcës me të cilën jep rezultate briliante në fushë të dashurisë ndaj kombit dhe atdheut. Me rastin e 70 vjetorit të lindjes, Zt. Faridin Tafallari i urojmë shëndet dhe lumturi pranë njerëzve të tij të dashur, duke i uruar përmbushjen e të gjitha objektivave nga programet e tij aktuale dhe të arrdhshme! (Bukuresht, 1 Shkurt 2021)

Baki Ymeri

LOT I NDEZUR MBI FLAMUR

(Kushtuar Zt. Faridin Tafallari)

Në çdo skaj të kontinentit
Nëpër hapësira pa kufi
Nga Dardania në Gjermani
Dhe n’Prishtinë gjendesh ti
E në Prizrenin legjendar
Flokëartë e zemërzjarr
Nëpër vargjet ëndërrime
I mbledhe zoqtë e shqipes
Më flamur nëpër festime
Me Jusuf Gërvallën
Dhe kitarën që s’e haron
Amanet ta la ushtari
Që n’Kosovë e derrdhi gjakun
E s'u kthye më së gjalli
Një pikë loti për çdo festë
Mbi flamurin kuq e zi
Ndizet si një dritëz liria
Mbi Kosovë e Shqipëri...

Ku je ti është bujaria
Ku shkon ti lulëzon poezia
Ku je ti është mirësia
Së gjithkënd ndihmon mbi dhe
Ku shkel ti mbin dashuria
Në zemrën tënde ka fole
Kur je ti këndohet kënga
Shpirti yt vetëm shpërthen
Kur ti flet heshtja mbretëron
Se fjalë të ëmbëla ti mëkon
Kur ti nis e përkëdhel
Hëna dielli bashkë del
Ngrohin ndrijnë të dy tokë
Se me ty janë gjithmonë shokë
Ku je ti ka harmoni
Ka respekt e dashuri
Oh, ku je ti lulëzon shkretëtira
Akulli shkrhet në gjithësi
Kur je ti sfidohet errësira
Se je bërë veç për të shëndritë
Kur je ti vapa zvogëlohet
Se nga bjeshka sjell freskitë
Ku je ti dimri tërbohet
Ik e zhduket se ka frikë
Ku je ti dridhet minare
Trim me zemër bujare...

FLAMUR I SHQIPTARIZMIT

(Zt. Faridin Tafallari)

Një lis i lashtë me nam
Me rrënjë të thella antike
Që stuhia e çmendur e jetës
Dëshironte ta hedhë në tokë
Derisa ishte në vendlindje
Ku kishte varfëri dhe grindje
Ishte kohë lavire asokohe
Ishte rrezik të jesh atdhetar
Një ditë lisi iku në mërgim
Ndihmoi mërgatën si një trim
Por i digjej shpirti për një dasmë
Ku gjëmojnë lodrat e zurlet
Ku gocat këndojnë shqip:
„O çikat e katundit nanë
Syrin rrush të zie…
Dil o cuc te dera
Të ta jap shaminë
Që ma solli era…”
Lisin e kemi sot e përjetë
Nder i kombit, drit’e vërtetë
Ai është një flamur shqiptarie
Që valëvitet deri në hanë…
Mbahu, o lis i lashtë antik
Se ty të kemi xhan dhe mik
Bibliotekar dhe shkrimtar fisnik!

KRENARIA E PATRIOTIZMIT SHQIPTAR

(Kushtuar Zt. Faridin Tafallari)

Ku të kam mor mbret i shqiptarisë
Sokol kreshnik që s’di të plakesh
Shpirti të shëndrin si diell i bekuar
Zemra të troket në krahëror t’atdheut

Porsi në kohën e Skënderbeut…
O Fajo trimi - sypetrit i adhuruar
Përjetë për ne qofsh i nderuar
Si stërnip i Skënderbeut magjik

T’buzëqeshin fjalët e zëri fisnik
Çdokujt i dhe shpresë e dashuri

Je dritë e pashuar për shqiptari…
Në tryezën e shtruar plot me mirësi

E prite çdokend me zemërgjerësi

Në librat tua plot mall e dashuri

Shëndrit atdheu me madhështi…

Zëri yt na fton me gjithë fuqi

Të hapim biblioteka kombëtare

T’i bashkojmë trojet e mendimet

T’i kujtojmë stërgjyshërit dhe dëshmorët
Me shpirtin tënd fisnik dhe zemrën bujare
I fale mërgatës një shembull plot me dritë

Për ta dashur gjithmonë Arbërinë

Duke e bashkuar shqiptarinë…

Rrofsh e qofsh o trim besnik

Që na e mësove alfabetin magjik

Për ta dashur gjithmonë atdheun

Librat, dijen dhe Skënderbeun…

MIRËNJOHJE ATDHETARE

Mirënjohje Atdhetare
Për një vlerë kombëtare

Zemërbardhë e shpirtbujar
Patriot e mërgimtar...
Fajo Tafa Yll i rrallë

Gjeniu me fjalë e me pallë
Për mëmëdheun e dashur

U lind e u bë i pasur

Jo me lekë por me vepra
Që i nxorri në dritë

Natën duke e bërë ditë…

Male fusha e bregore
Me guxim na i përshkove
Shtatë dekada në sup i more

Herë ngadalë e herë me hove

Javashllëkun e dërmove
Nga përtacët na shpëtove…

Gjithmonë e deshe Arbërinë

Me Enver Hoxhën e partinë
Që u dogj për shqiptarinë

Për Atdheun dhe lirinë…

Më gjashtë maj dyzet e pesë
Në Gostivar ra një tërmet
Xhemë trimin befasisht
E helmuan ca të liq

Dit'e egër me furtunë
Lart në male e zunë
Hyri brënda errësira
Atë ditë'u bë mynxyra…

Xhemë Hasa zemërzjarr

Mbeti burrë e nuk u tund

Ky dënim qe një kalvar
Aq i gjatë e i pa fund…
Fajo Tafa shpirtflori

Porsi Xhema trim dai

Do të mbeten n’histori

Shqipëri moj Shqipëri…

BIBLIOTEKA E ZT. FARIDIN TAFALLARI

Biblioteka nga greqishtja e lashtë kthinë për ruajtje, kthinë e librave nën pronë private apo publike, në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave. Për bibliotekë po ashtu merret edhe ndërtesa me këso kthina të librave. Zakonisht, bibliotekat publike gjenden nën qeverisjen shtetërore, lokale apo gjendet nën mbikëqyrjen e organeve të dala sipas ligjeve të caktuara. Bibliotekave në të cilat ruhen libra nga lëmi apo fusha të posaçme zakonisht emërtohen sipas tyre. Janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Në anën tjetër bibliotekat publike janë të hapura për edukim të përgjithshëm (libra shkollor). Bibliotekat e përgjithshme apo universale (kombëtare, shtetërore, dhe B. universitare) zakonisht zgjedhin fusha të posaçme studimi, specializimi apo profesionalizimi (nëpërmjet instituteve, punishteve, zyrave).

Bibliotekat më të vjetra të njohura gjatë kohës së lashtë duket të kenë qenë të zhvilluar tek babilonët. Për shkencëtarët janë të njohura përmbajtjet e ruajtura në tablo lloçi babilone gjegjësisht të mbretit të asyrve Asubranipal (vdiq 626 para erës sonë) në Ninive. Biblioteka të rëndësishme të grekëve të lashtë duket të kenë qenë biblioteka e Aleksandrisë dhe biblioteka e Pergamonaras. Ndërsa tek romakët, në vitin 39 para erës sonë, Asinius Pollio hapi bibliotekën e parë publike në Romë. Zakonisht njohurit për bibliotekat e kohës së lashtë janë ngushtë të lidhura me njohurit mbi tempujt. Biblioteka Akademike, është ajo bibliotekë që i ofron shërbim universitetit dhe institucioneve të arsimit të lartë. Në përgjithësi kanë dy qëllime : ta mbështesin programin mësimor te shkollës, dhe ti ndihmojnë studentëve të universitetit në kërkimet e tyre.

Biblioteka Popullore është nje lloj bibloteke publike. Biblioteka është e hapur dhe është një vend takim falas për fëmijët ashtu edhe për rini dhe të rritur. Rregullat janë të njejta për të gjithë. Në bibliotekën popullore mund të gjeni materiale nga më të ndryshmet si për shembull: Libra, gazeta, revista, libra me kaseta, kurse në disa vende mund te gjeni edhe libra të posaçme për të mësuar gjuhë të ndryshme, libra të muzikes, internetin, video apo DVD. Shumica e materialeve mund të mirret në shtëpi. Por sa i përket enciklopedisë, gazetave dhe revistave, si zakonisht nuk mund ti merrni me vete në shtepi por të shfrytezoni këto në lokalet e bibliotekës. Në bibliotekën popullore mund të gjeni edhe libra por edhe gazeta me permbajtje të gjërë dhe të ndryshme politike dhe fetare. Oferta të gjëra dhe të gjithanëshme janë parimore për ne. (B. Y.)

VULLKAN I SENTIMENTALIZMIT PATRIOTIK

Zt. Faridin Tafallari është Uragan i kushtrimit për Bashkim Kombëtar. Me hapjen e bibliotekës private, zotëria e tij vjen para nesh me dinjitet, vertikalitet dhe moralitet. Ai shkruan për Shokët e Idealit: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën, Dhe s'do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë...! JUSUF GËRVALLA: “Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund ta shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqëve. Ju ftoj t'i bashkojmë grushtat tonë në këtë luftë të shenjtë!” KADRI ZEKA: "Do të luftoj vetëm kundra armikut, kundra atij që po na burgos e po naj vret motrat e vëllezrit tanë, vetëm atë armik kam..., se, ditët e mira do të vinë se, LIRIA do të agojë dhe malli, që na djeg për atdheun e robëruar, do të shuhet...."

Vlen ta ripotencojmë të vërtetën se Faridin Tafallari është zëdhënës i kushtrimit për Bashkim Kombëtar dhe uragan i pamposhtur i mërgatës shqiptare. Duke e parë bibliotekën, duke ia lexuar librat dhe artikujt, konstatojmë se për për këtë njeri që digjet për komb e atdhe, populli shqiptar u ka bërë ballë stuhive me dinjitet, se populli shqiptar në rrugëkryq të rrugëve është i denjë si një bjeshkë, se populli shqiptar është një mrekulli historike dhe patriotike. Ja njëri nga kushtrimet e tij: O SHOKËT E MI TË IDEALIT! JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA, KADRI ZEKA E REXHEP MALA, NUHI BERISHA E ZIJAH SHEMSIU E SHUMË HERONJ E DËSHMORË TË KOMBIT! LUFTUAT DHE DHATË JETËN! U VRATË NGA ARMIQTË TANË SHEKULLORË… POR, MJERISHT, NË JU KISHTE TË TILLË, SHQIPFOLËS-TRADHËTARË, FRIKACAKË E GJAKATARË, QË KURRË NUK IU NDANË ARMIKUT NË BASHKËVEPRIMET E PABESISË, PËR LIKUIDIMIN TUAJ O TRIMA O BIJËT MË TË MIRË, QË ISHIT AJKA E KOMBIT SHQIPTAR!
Vlerat patriotike të Faridint janë reale dhe origjinale. Që nga mosha e re, tërë jetën ia kushtoi luftës për unitet kombëtar. Pas kushtrimit paraprak në adresë të dëshmorëve të kombit, ai thekson: “Mjerisht po e them këtë dhe, më vjen sikur kur i mshon vetëvetes me thikë, kur i mendon këto të zeza barbare e bëma qyqare të këtyre hajnave e kriminelëve kundër popullit dhe vendit të vet, që po veprojnë edhe sot e kësaj dite po me ata ish udbashë titistë, që po luajnë me gjakun e derdhur për këtë popull e këtë Kosovë! Nuk e di se, ku ka më keq e më gazep për ne!? Këta sot, çka i kemi në pushtet, janë po ata kriminelë që na i vranë bijtë më të mirë të shqiptarisë... Dhe shihe atë Isë hajnin e 3 përqindshit, Isë kriminelin, që ende me shkop në dorë ecë si dreqi i mallkuar, me një këmbë, përmbi këtë tokë të vaditur me gjak! Faqezi e tradhëtar si pardje, dje dhe sot, as kanë fund këto marrina, pabesi e tradhëti, që po vazhdojnë t’i bëjnë këta faqezinj, herë me Turkin e herë me shkaun, herë me grekun e herë me Mal të Zi. Medet për ne, përherë të nënështruar e të poshtëruar!? Mos vallë kështu populli ynë u mësua të jetë i pa liri e i robëruar??!”

Një vend pa dëshmorë duket si një livadh pa lule. Dëshmorët janë krenaria dhe drita e kombit. Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme. Faridini shkruan për sakrificën sublime të dëshmorëve që e dhuruan jetën duke derdhur gjak për lirinë e atdheut. Ai bën homazhe para varreve të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, atje ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të shtrenjtë. Heronjtë e Arbërisë dhe dëshmorët e Dardanisë janë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë. Pse? Sepse pikërisht dëshmorët janë themeli më i fuqishëm i lirisë sonë, krenari e përjetshme dhe e pavdekshme për të gjithë ne të gjallët. Dëshmorët kanë dhënë jetën që ne sot të gëzojmë lirinë. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Po ia japim përsëri fjalën Zt. Faridin Tafallari:

si ata dikur apo edhe të djeshmit janë lëshuar sikur korbat e zinj për të na mbajtur gjithmonë të nënshtruar e në mëshirën e të huajit! Euuu sa keq! E në të kujt mëshirë, e hajt medet, në mëshirën e sllavëve e të grekërve. Për ju o Trima, që nuk e deshtët nënshtrimin ju vrau dora gjakatare e UDB-së, e ndihmuar nga tradhëtarët shqipfolës, para 38 vjetësh, në pragun e derës së shtëpisë. Ju vranë se, e dinin që nga Ju, ata do ta humbnin Kosovën e Shqipërinë me trojet e tjera etnike, të pushtuara edhe sot e kësaj dite, që po vuajnë nën çizmen e Greqisë, Serbisë e Maqedonisë.

Ku je oj e bukura e jona Çamëri, ku je!? Për Ty zemra më qan, sepse mbete atje në Greqi! Mbetën trojet e tua O SHQIPËRI se, kjo ka ndodhur dhe po ndodh nga tradhëtaret shqipfolës, që po ja bëjnë argatin armiqve të zinj, si në Kosovë edhe në Shqipëri, në Iliridë e Guci! Këta tanët sot e kanë harruar Bashkimin Kombëtar dhe as po ju ha palla për këtë punë, ku nuk e përmendin kurrë! Por vetëm një hall e kanë këta, si ta xhvasin këtë popull e këtë Kosovë, të mbushin xhepat e tyre, të mos ju prishet interesi i tyre. As që ju bie ndër mend këtyre horrave! Por kombi e Kosova, mbarë shqiptaria kurrë nuk Ju harron! Jetoni të gjallë në zemrën e këtij populli nga gjiri i të cilit lindët, u rritët dhe për lirinë e tij dhatë jetën Tuaj! Ashtu të gjallë Ju mbaj në zemër edhe unë shoku Juaj i idealit! Për Ju nuk ka vdekje! Për Ju ka vetëm LAVDI TË PËRJETËSHME!”

Dëshmorët kanë që kanë dhënë jetën që ne sot të gëzojmë lirinë. Ata janë të pavdekshëm, sepse vepra e tyre do të jetojë gjithmonë e nuk do të shuhet kurrë. Ata janë vazhdimisht mbrojtësit e lirisë sonë, garantuesit e paqes dhe energjia e zhvillimit të këtij vendi. Në vazhdim, në spektrin e shkrimeve që i ka botuar në Facebok e të cilat e shohin dritën e botimit edhe në faqet e revistës “Shqiptari”, Zt. F. Tafallari bën fjalë për tërmetin në Shqipëri, boton fotografi të panjohura deri më sot, bisedon me trimat, etj. (Baki Ymeri, Bukuresht, 25 Janar 2020. Fragment nga revista “Shqiptari” me 60 faqe në kolor, kushtuar Zt. Faridin Tafallari)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat