Dëshmi e dashurisë ndaj atdheut dhe poezisë

Kultura

Dëshmi e dashurisë ndaj atdheut dhe poezisë

Nga: Baki Ymeri Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:58
Ahmed Mora

Ahmed Mora është njëri nga poetët më të talentuar të Kërçovës historike. Ai është një vlerë e veçantë shqiptare që digjet për kombin onë dhe atdheun e të parëve tanë, për dashuri ndaj vargut të gërshetuar me ndjeshmëri, si dhe për adhurim ndaj fjalës dhe hijeshisë së saj. Në këtë kontekst, duke shfletuar librin e tij “Edhe kaq kënaq”, konstatojmë se poezia për autorin është dëshmi e dashurisë dhe pasqyra e shpirtit që të bën të famshëm po qe se din ta “ngarkosh” vargun me thjeshtësi dhe thellësi, me dritë dhe emocion.

Që në faqen e parë të kësaj vepre briliante ballafaqohemi me vendlindjen e tij: “Lumja ti martire Kërçovë, o peri i Ballkanit/ Që në imperi të ndryshme pohove triumf,/Si Konteshë kreshnike – në ballë qëndrove,/ Me dinjitet të paepur gjithë stuhitë i përballove!”. Ahmed Mora shkruan për jetën dhe ekzistencën, për individin dhe shoqërinë, për mençurinë dhe profecinë, për fisnikërinë dhe dashurinë: “Ajo është e mbushur me mëshirë,/ Si dhe gjuha prej së cilës rrjedh freski e paqë./ Dashuria noton në shpirt si dielli n’hapsirë,/ Në atë notim të pastër ajo s’vdes kurrë,/ Shkëlqen në zemrën tënde si vezullim i yjeve!” (Të dua)

Feminiteti në thjeshtësinë e saj mund të shpie drejt gjysmës së përsosur të asaj që don të thotë paritet i perfeksionimit, pa komplikime që s’e kanë vendin, por vetëm me cilësitë e domosdoshme të përjetimit në intenzitet të vazhdueshëm. Një element qenësor dhe jo me doemos komplementar. Këtu intervenon ajo gjendje sublime të cilën në mënyrë karakteristike e definojmë poezinë si princip elementar i substancës dhe përjetimit: “Mos u bën e ashpër dhe zemërfortë – Fatlume,/ Se prej teje largohet dashuri që ke,/ Fal dashuri të të falet e njëjta pandërprerë!/ Dashuro nëse dëshiron të jesh e dashuruar,/ Se ngrohtësia e dashurisë fillon e nuk mbaron!” (Të dua).

Në të njëjtën poezi dedikuar dashurisë, në plotninë e hapjes së hapësirave, duke vajtur nga nevoja e gjetjes së esencës, Ahmed Mora vjen në mënyrë kategorike të justifikojë vlerat natyrore të asaj që ka arritur të fanitet gjithmonë dhe gjithandej: “Konsulltohu vetëm me ndjenjat e tua,/ Ato janë rrugërrëfim që të drejtojnë,/ Drejt, me të vërtetë në dashuri që ndjenë.” Më tej, poeti flet për bashkëpunimin, për mendje e zemër dhe imagjinatë: “Nuk është tepricë t’i dhurosh dashuri asaj që e don!” Duke u nisur madje që nga vasha e fshatit”, e cila e përshkon qytetin, e zbathur. Buzëqesh, edhe pse shikimet e kalimtarëve ia ndajnë shpirtin në dy pjesë. Nuk guxon t’i japin një Mirëdita, edhe pse e meritonte. Duke valëvitur pafajësinë, porsi një shami në erë, vasha nga fshati në asfaltin e nxehtë, lë gjurmët e shpirtit të saj. Në asnjë rast nuk është fjala këtu për ndonjë metamorfozë të rastit, por vetëm për do etapa të mendimit të transponuar dhe transfiguruar në sentimente emblematike, pa frikë nga pabesia në vetëvete, aq kohë derisa argumentet e nevojshme ekzistojnë edhe në një përjetim të ëmbël dhe në një prekje të butë.

Dëshiroj të mos shkëputem nga shtrati i dashurisë

Duke kaluar nga dashuria te fisnikëria, konstatojmë se është pothuajse njerëzisht e pamundur të mos pyesish prej nga vjen kuintezenca e njohjes që përshkon dimensioned e shpirtit dhe të universit. Apo, përse nuk ndjehet asnjë ngarkesë apo ngatërresë në fjalët e prura pothuajse me cfurk nga gjerësia absolutisht e gjerë dhe jopleonastike. Është një mënyrë e universalitetit nga mundësitë e pakufishme, të përshtatura për çdo epokë, aq kohë sa e ka prejardhjen e vetëqëndrueshme me përbërje dhe domethënie të përshtashme: “Edhe pse në shpirtin e jetës sime,/ Ti ngele në përqafim përgjithmonë,/ Djep në të cilin i përkund kurreshtjet,/ Shpresën, dinjitetin dhe dhimbejn,/ Të përqafohemi dhe në atë përqafim,/ Të ngelim njëherë e përgjithmonë!” (Fisnikëria).

Ngjarjet e universalitetit bëhen strategji qëndrueshmërie dhe besnikërie nëpërmjet prizmit të principeve të refleksionit dhe refraksionit që qëndrojnë, sa në bazë të asaj optike fizike, po aq edhe të asaj shpirtërore: “Përderisa damarët zjarr digjen./ Afshi për Ju m’i ndrioçonte netët e errëta,/ Shpresa për Ju si valë deti gufonte,/ Më thoshte, të dua edhe pse e imja s’je!” Kauzaliteti i këtij tipi të manifestimit poetik, besoj se është vetëvetiu i kuptuar si një stërzgjatje e një ideje, që nga bërthama deri te panoramimi rreth ekzistencës, prej nga kanë dalë ligësitë dhe kanë mbetur vetëm mirësitë, duke qenë gjëra gjithësesi të një ekspozite të fshehur. Nëqoftëse ekziston ndonjë farë pavendosmërie, don të thotë se kjo duhej të ngjajë. Ngase deri te efekti ekziston nevoja e infinitetit të filtrimeve, përndryshe thënë, nuk mund të arrihet asgjë e qëndrueshme pa refuzim. Vetëm kështusoj mund të eliminohet çdo gjurmë e dyshimit, kur kënaqesh me pak e për merak:

“Pa dyshim, ky është zëri i drejtësisë njerëzore,/ Të zhdukë dogmatizmin e të ringjallë vrrullin shpirtëror”. Do të shtoja këtu se fjalët janë gjithmonë, por ja se si ato ripërtërihen, kurse shamata është shprehja e lirisë, dhe mu për këtë zogu e zgjedh fluturimin. Ahmed Mora na këshillon të mos mburremi me mosbesnikërinë, të mos e krahasojmë të mirën me të keqen, të mos lejojmë që injoranca ta frenojë dëshirën, të krenohemi me madhështinë e lumturisë, që dashuria e zjarrtë të bëhet realizim.

Misteri i shkronjës (shkronja është engjëll i mbrojtjes kombëtare), Ilirët (popullatë me zanafillë nga parahistoria njerëzore), Hapësira (njeriu shkon në të gjitha sistemet diellore), Mençuria (mençuria në jetë është luftë e përjetshme), Profecia (mbush shpirtin me zell, kënaqësi e dituri), Jeta (mësues i fshehtësive të kohës në gjithësi), Ekzistenca (të përqafojmë ndërgjegjësinë tone shpirtërore se ajo është Zot), Urtësia (rruga për njohuri asnjëherë nuk është e fshehur), Dëshira (dëshiroj të mos shkëputem nga shtrati i dashurisë), Njerëzorj, Leka i Madh, Individi dhe shoqëria, janë disa nga poezitë më interesante dhe briliante të kësaj vepre me vlera të veçanta letrare.

Për një shkrimtar, fati dhe zgjedhja janë dimensione thelbësore ekzistenciale. Çfarë roli kanë luajtur këto në jetën tuaj? Unë besoj se fati ka luajtur një rol vendimtar në vendosjen e emrit të Ahmed Morës në nivelin e lartë të letërsisë kërçovare. Libri “Edhe kaq kënaq” shoqërohet me fotografi (Ali Pashë Tepeleni, Xhemë Hasa, Nëna Tereze etj.), dhe përmbyllet me faqet e fundit në gjuhën angleze (The decoration without name), paraprakisht me mesazhin se “kam të drejtë të plotësoj detyrat e të përfundoj atë që e kam filluar”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat