Për mësuesin Isak në Ditën e Mësuesit

Kultura

Për mësuesin Isak në Ditën e Mësuesit

Nga: Dibran Demaku Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:44
Dibran Demaku

Në ditën e mësuesit

Sa herë vjen shtatë marsi ne kujtojmë ditën e mësuesit. Dhe mirë që është kjo ditë.Sëpsku njëherë në vit na bie në mend për ata që na dhanë dituri dhe na drejtuan në jetë.
Secili individ e kujton mësuesin e vetë në mënyrë të veçantë.Sepse pas prindërve vjen menjëherë mësuesi që të hapë rrugët e jetës.


Dhe ti si individ do ta kujtosh atë gjithmonë me një ndjenjë falenderimi dhe krenarie.
Në jetën e vetë autori i këtij shkrimi ka pasur mësuesë e profesorë të shumtë që nga fillimi i abetares e deri në bankat e Universitit.Dhe sit në ditën e mësuesit i falenderonme nderim dhe përkulje të thellë njerëzore.
Në mesin e të shumtëve sot do ta zgjedh(pa i harruar të tjerët)një mësues të shkollës fillore
Dhe ai ka emër dhe mbiemër:Emri i tij është Isak she mbiemri Halilaj.


Dikush mund të pyes se përse pikërisht mësuesin Isak?Ndërkaq unë do të përgjigjesha për shkak të përkushtimit të madh të tij për lëndën që na e ligjëronte.E lënda e mësuesit Isak nuk ishte e çfardoshme,por ishte pikërisht gjuha e nënës,pra Gjuha Shqipe.Dhe mësuesi Isak na ligjëronte me aq përkushtim e dashuri si askush tjetër.


Mësuesi Isak na e ligjëronte me një gjuhë letraro-artistike edhe lerërsinë e edhe granatikën e gjuhës.Kur jemi tek gramatika e gjuhës sonë,kishte aq dituri për të sa lehtë mund të krahasohej edhe me profesorë Universiteti.Atë që na e mësonte mësuesi Isak(metodën)për ta kuptuar dhe mësuar sa më mirë gramatikën(morfologjinë dhe fonetikën),nuk e bënin as profesorët e lëndës përkatëse në Universitet.
Njëherë (gjatë studimeve)profesori i fonetikës pas ligjëratës që bëri,kërkoi nga ne studentët e pranishëm në ligjëratë t‘a përseritnim atë çfarë kishim dëgjuar nga ai.


Autori i këtij shkrimi ishte paraqitur të përsëriste çfarë kishte dëgjuar nga profesori.Ai nuk e kishte përsëritur atë që kishte dëgjuar nga profesori,por kishte përsëritur atë që kishte mësuar në shkollë fillore nga mësuesi Isak.Profesori kishte dëgjuar me vëmendje se çfarë po thonte studenti i tij,dhe kur ai kishte përfunduar,kishte konstatuar se studenti nuk kishte përsëritur atë që kishte ligjëruar ai,pir diç tjetër,në një formë tjetër.I kishte pëlqyer shumë metoda me të cilën studenti i kishte zbërthyer problemet e fonetikës dhe kishte thënë:-Unë nuk ligjërova kështu siç ligjërove ti i dashur student.Nga kush dhe ku e ke mësuar këtë ligjëratë,dhe kur studenti i ishte përgjigjur se këtë e kishte mësuar nga mësuesi i tij i shkollës fillore.Pas përgëzimit që i kishte bërë studentit të tij,profesori u ishte drejtuar studentëve të tjerë:-Mësuesi i shkollës fillore e këtij studenti po e meritoka më shumë se unë të ligjërojë para jush Fonetikën.(Kur autori e kishte takuar pastaj mësuesin Isak dhe i kishte treguar për ngjarjen,ai me buzëqeshjen e tij karakteristike kishte shtuar:-Unë e bëj vetëm detyrën time të mësuesit.


Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm.Autori i këtij shkrimi e ruan ende në memorien e tij kur në klasën e gjashtë të shkollës fillore kishin bërë një hartim me shkrim dhe kur,pas një jave mësuesi Isak kishte sjellur me vete fletirez e hartimit.I kishte shpërndarë të gjitha fleriret e hartimit,ndërkaq njërën e kishte lënë mbi ditarin e mësimit. Të gjithë i kishin marrë fletoret e hartimit vetëm jo edhe autori i shkrimit.Kur kishte pyetur për fletoren e tij nga mësuesi Isak kishte marrë përgjigje:-Fletorjs jote e hartimit ka shkuar në pushime verore.Pas tij do të shkosh edhe ti,sepse me hartimin që ke bërë e meriton!(Dhe autori i këtij shkrimi do të shkonte në pushime verore edhe me insistimin e mêsuesit Idak në bregdet,atëherë në bregdetin e Malit të Zi,sepse bregdeti shqiptar ishte i ndaluar për ne).


(Mësuesi Isak nuk jeton më(fizikisht).Me këtë shkrim desha ta uroj mësuesin Isak dhe pasardhësit e tij në ditën e mësuesit)!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat