E flamurit je shqiponjë

Kultura

E flamurit je shqiponjë

Nga: Zymer Mehani Më: 11 mars 2021 Në ora: 08:32
Zymer Mehani

1.

Përballë kohës e tufanit

Dhe furtunës e murlanit

Me gjak tëndin n’ histori

Vetë firmose pavdekësi.

Emri yt më i bukuri n’ botë

Gjeraqinë n’ suferinë e shqotë

Sytë e tu-shkrepëtimë lirie

Zemra jote- flakë atdhesie.

Në shqiponjë shëmbëlleve

Dhe tiranin e urreve

Porsi shqipe heroinë

Shumë e deshe Shqipërinë.

Në llogore si yll drite

Për liri u dogje, u fike

Ndaj furtunash e stuhish

Zemrën zjarr e syrin pishë.

E patrembur ishe ti

N’flakë u hudhe për liri

2

Midis shokëve t’saj

Gone sokolesha

Kur gjëmonte bjeshka

Digjej porsi eshka.

Këto vatra t’shtrenjta

Kur na i përgjakën

Zemrat për atdhe

Seç na u përflakën.

Lulëkuqja heroinë

Shqiptarisht ra për lirinë.

3.

Uturonte moti,

Shqotë e suferinë

Gona në llogore

Fliste me lirinë.

Me zogj t’shqipes

Gona n’pritë

Natë e ditë

Po bënin dritë.

Kishin zemrat

Si vullkan

Zjarr lirie

Flakadan.

4.

Lavdi trime Antigonë

E Flamurit je Shqiponjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat