Prisja i vdekur para varrit

Kultura

Prisja i vdekur para varrit

Nga: Nexhat Halimi Më: 12 mars 2021 Në ora: 10:33
Nexhat Halimi

Më sollën në katër krahë  të lodhur vetmisë hutuar

Me lot të skuqur kujtimit ndërmjet pikash të shiut

Frynte herë sertë  e herë prajshëm borë  prej veriut

e më lëshuan pranë dheut ende të shkrifët të varrit

zot ende kujtoja hijet në dumnicë e yjet rreth zallit

sa pak frymë kanë dalë në këtë pikëllim për 'i plak

është kohë pandemie çdo kush frikësohet pak

megjithatë pse mungon miku im i vjetër vehbi bashota

me të cilin eca tërë jetën ndër lugje e brigje të kota

pse mungon rrustemi i fëmijërisë së egër e të bukur

pse mungon breshka qindvjeçe e ajo e  vetmja flutur

e cila më endej rreth qiririt gjysmë të harxhuar

ndërsa shkruaja poezi veç për ta mashtruar veten

vallë pse ikën humbën  mashtruesit  ja seç tretën

siç avullon shurra e pulës dhe gjurmët e mulës

e luftë bëhej gjithfarë me mashtrime e me fanfare

nuk do të vijnë dot ata tashmë jam kaq i bindur fare

kot më lënë të pres para varrit pa derë e pa dritare

Megjithatë nga një grusht dheu ma hodhën përmbi

E morën të ecnin nesër secili njëjtë të arrinte aty

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat