Unë jetoj në Nju-Jork

Kultura

Unë jetoj në Nju-Jork

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:54
Erica Jong

Poezi nga: Erica Jong
Përktheu: Irena Dono

Unë jam më e lumtur
pranë oqeanit,
ku dritat që ndryshojnë
më kujtojnë vdekjen time
dhe faktin që ajo nuk duhet të jetë fatale.

Megjithatë rri ngulur këtu
në mes të qytetit
ku trafiku më mpin shqisat,
ku veshët m’i shurdhojnë sirenat,
ku zhurmat e radio transistorëve
pushtojnë poezitë e mia
si këngë lufte alienësh.

Por unë nuk eci kurrë
në rrugët e Nju-Jorkut,
pa shpresuar për fundin
e botës.
Sa vite duhen,
para se rrugët të kthehen në lule,
sa shekuj
para se kullat të bien?
Me sytë e mendjes,
shoh Nju-Jorkun të kthehet në gërmadhë.
Fluturat të bien mbi gurët
dhe lulëkuqet të çelin
në fushat me asfalt.
Përse qëndroj këtu
kur e dashuroj oqeanin,
Kur oqeani më qetëson
me paqen e tij?
Përjetësia po vjen mjaft shpejt.
Teksa murgjit flenë
në arkivolet e tyre
Unë jetoj në Nju-Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat