Ç'art ka fjala

Kultura

Ç'art ka fjala

Nga: Agim Desku Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:26
Agim Desku

Në të njëmijtën pjesë të emrit më hyri fjala

Në legjendë jeton dhe sërish u bë sot legjendë

Një herë në njëqind vjet ajo lind e lirë

Dhe mua ma çel Portën e Dodonës

 

Në shamitë e çlirimtareve i qëndis kujtimet

Plagët e dhembjeve m'i bëri varg poeti

Shi sjell në shpirtin që s'ka më fuqi

Acarët e janareve kryeneç m'i largoj nga jeta

 

Se legjendat nuk i zhduk as ferri i Dantes

Në Purgator rri derisa t'i rrëfehem diellit

Edhe Etna sot ndaloi flakën që shuan lirinë

Fjala s'ka faj në çmendurinë e Mikelanxhelos

 

Njëqind herë Ajkun ia kalon Mona Lizës

Askush si ti nuk e mbajti fjalën e dhënë

Në mijëra vite qytetërimi mbete sërish Ajkun

Me fat jam që të përkas ty legjendë e gjallë.

Welche Kunst hat das Wort

Im tausendsten Teil des Namens drang das Wort in mich ein

Sie lebt in einer Legende und wurde heute wieder zur Legende

Einmal in hundert Jahren wird sie frei geboren

Und das Tor von Dodona öffnet sich für mich

 

Ich sticke Erinnerungen auf die Taschentücher der Befreierinnen

Der Dichter machte die Wunden des Schmerzes zu einem Vers für mich

Regen bringt zu der Seele, die keine Kraft mehr hat

Ich entferne hartnäckig die Januarfröste aus meinem Leben

 

Diese Legenden wurden nicht einmal von Dantes Hölle ausgerottet

Ich bleibe im Fegefeuer, bis ich der Sonne gestehe

Sogar der Ätna hat heute die Flamme gestoppt, die die Freiheit auslöscht

Das Wort ist nicht schuld an Michelangelos Wahnsinn

 

Einhundert Mal übertrifft Ajkuna die Mona Lisa

Niemand wie du hat ihr Wort gehalten

In Tausenden von Jahren der Zivilisation bleibt Ajkuna immer noch

Ich bin glücklich, Ihnen die lebende Legende zu gehören.

Në pritje të Itakës

Itaka po na rikthehet

U çel fjala dhe mori dhenë

Duhet sërish me ecë rrugës së vjetër

Via Egnatia

 

Për të qenë prijës i pritjes

Kur  do të rikthehen të zhdukurit

Me u çel Porta e rikthyer e Itakës

 

Ndoshta një ditë më rikthehet memorja

Kush na vrau kur e sundonim botën e artë

 

Sa vështirë edhe sa mirë është me qenë shqiptar

Me i durue zotat që s'më ditën kurrë për njeri

 

Pas pesë shekujve dje u ndjeva i gjallë

Fluturova para secilës flutur e secilit zog

 

Me veten s'dua të mirrem para botës fatzezë

Pres lajme se Etna do shpërthejë para Itakës

 

Cilit t'i lutem të ma ringjallë botën e Romeos

Yjet e kanë udhën të shtruar me ngjyra ylberi

E unë e mat shpirtin me fuqinë e rikthimit të Itakës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat