Gimi kandidat për deputet!?

Kultura

Gimi kandidat për deputet!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 21 prill 2021 Në ora: 07:48
Fatmir Lohja

Në orën dhjetë të paraditës, në një lokal me kondisionerë, Gimi më kërkoi takim urgjent. Kemi një muaj pa u parë, se Gimit i ka marrë koka erë,dhe ka vënë kandidaturën për deputet. Nga larg m’u duk shumë i shpushpurisëm. Këtë garë, e ka eksperincë të parë , ndonëse është në prag të pensionimit .

Ke fituar para, që e kërkove takimin në këtë lokal të shtrejtë?- e gërgas Gimin.

Kemi një shekull pa u takuar, ndërsa t’i më thumbon pa zënë vend,- ndërkohë me drejton grushtin, për të më përshendetur.

Të dëgjojmë çfarë halli ke, se kot në këte lokal nuk me ke ftuat?

I picërroi sytë. Në buzë u pa një buzëqeshje tinzare. Nga mendimet e shkëputi kamarieri, një djalë shumë simpatik. I dha porosinë kafe me bisht. Bishtin nuk e pranova, se e dija që kushton shumë .Gimi i dha urdhër të prerë kamarierit, se do të bëhet vetëm si thotë ai. Nuk këmbëngula , me mendimin : “Për hajër daltë kjo punë!”

Dua të më ndihmosh në këtë fushatë elektorale!,- ia nxorri kokën shqetësimit të tij.

U befasova. Ndonëse e dua shumë, u mundova t’i shpjegoj, se nuk kam asnjë mundësi për t’i dhënë ndihmë, se; nuk e njoh profesionin e politikanit; pas pesë ditëve bëhen zgjedhjet; në zonën, ku ai ka vënë kanditaturën , kam kaluar vetëm njëherë; është i katërti në listë,në një nga parti të porsakrijuar; ……

Për herë të parë në jetën e tij profesori me la të llap deri në fund. U befasova. Nuk më ndërpreu asnjëherë. Edhe kur mbarova arsyetimin, nuk më qesendisi me ndonjë pyetje, kinse për sqarim.

A ke shpenzuar shume parë?- e pyes pas një heshtje të besdishme .

Jo.

A ke fituar para ,se do të më gezoje shumë?

Jo.

Shumë engimatik je bërë o miku im!

Pasi na porositi edhe nga një bisht tjetër, nisi të më tregojë .Dy jo-të e tija, m’i shpjegoi me këtë fabul. Një ish student ,çapken, i zgjuar ,por dembel për të mësuar, është në listë i pari për kandidat për deputet. Ka kërkuar ndihmë nga ishprefesori. Për të mos rënë në sy bashkëpunimi, e ka rreshtuar profesorin te katrin në listë. I ka marrë vetë përsipër shpenzimet e fushatës. Në ndenjet e tyre, Gimi u ka treguar se më ka shok të ngushtë. Disa vendas e paskan lexuar humorin tim. Më paskan ftuar për një takim, për të me njohur nga pranë. Gimi , nga entuziazmi, u ka premtuar, se deshirën e tyre do ta plotësojë.

E kuptova se këtë veprim po e bën për dashamirësi ndaj ishstudentit, dhe për të marrë tema për letërsinë,- ia nderpreva fabulen.- Mua pse kërkon të më përfshishë në këtë punë?

Ke një vit në karantinë. Më je ankuar se nuk po gjen tema jetike për krijmtarine artistike, - më ndenji gati Gimi.- Erdhi. Si qafuc që je,mos i prit drutë shkurt! Dëgjoje , më pas vendos sipas rradakës tënde!

U afrua një burrë rreth të pesëdhjetave. Pasi u grushtuam, zuri vend rreth tavolinës tonë. Burrë i mbajtur, simpatik, pak i ngjallur, me një buzëqeshje artificiale në fytyrë, pa na marre leje, i dha porosi kamarierit, që po qendronte në këmbë me laps, e letër në dorë. Kandidati fol, e kamarieri shkruaj. Nuk vonoi shumë, dhe tavolina u mbush ding. Disa artikuj i shihja për herë të parë.

U ndjeva keq.Të vij tjetri në tavolinë, pa e njohur ,e pa e ditur se kush është nga unë, dhe të urdhëron të hash, e të pish sipas deshirave të tija, m’u duk guxim i tepruar!? Eshtë miku i Gimit! Kam përsonalitetin tim. Nuk jam kukull që më kurdis çdo kush.

Gëzuar! Je shkrimtar i madh, të lexoj vazhdimisht, me shumë endje. Ke humor brilant,- me drejtohet kandidati buzagaz , për të liruar muskuj e fytyres sime.

Gëzuar!-i përgjigjem me buzëqeshje të sforcuar, e duke i parë në sy te dy , si hetuesit klasikë.

Biseda nuk po na ecte. Kandidati, me troktjen e gotave në vazhdimësi , mundohej ta shtynte atmosferen drejtë interesit të vet. E pa orën e dorës disa herë. Më vinte mirë, që nuk kishte kohë për të na bezdisur. Me la dyqind ero mbi tavolinë, për librat që duhej të merrja me vete nesër, kur do të vinte me Gimin , me autoveturë te shtëpija. Si era erdhi . U çua .Pagoi kamarjerin ,e dola jashtë lokalit si tufani.

U korruptova edhe ti. E shite voten, - më gjuan Gimi befasisht.

Për hatrin tënd ende nuk e kam folur një fjalë, -ia kthej me nervozizëm.

O marrok! Çfarë do të flasësh? Boshatise shtëpinë nga librat e shumtë qe ke. Do kalojmë një ditë të bukur me njerëz shumë. Për mua e ke detyrim të flasësh fjalë të mira . Zotërinë lavderoje më pak për hatrin e shitjeve të librave, - e Gimi qeshte me zë të lartë, i bindur se po fliste me zgjuarsi.

Nuk e njoh zotni kandidatin. Çfarë fjalesh do të flas për atë?

Kollaj. Rrugës do të tregojë ai, se çfarë ke për të folur.

Dyqind erot qendronin mbi tavolinë, ku i la zotëria. Me këtë shumë nuk kam shitur ndonjëherë libra me një dorë. Deshira kisha t’i merrja,që të botoja një libër, që kam në përfundim, por zemra nuk më linte të zgjasnja dorën.

Me the se e shita voten, - nisa të arsyetoj në atë zallamahi.- Këto para janë lënë për të blerë librat e mi. Ku e sheh ti zotit Gim lidhjen?

Askund. Po bëj shaka me ty. Unë e boshatisa shtëpinë nga librat e mi. Mendova ta jap edhe ty një dorë ,- qeshte Gimi me shpirtë.

Na e nderpreu biseden telefoni i Gimit. Se me ke po fliste ,nuk e mora vesh? Për herë të parë po e degjoja Gimin, të thonte në vazhdimësi:” Siurdhëron! Siurdhëron! Siurdhëron!”

Kandidati mendon që t’i dyfishosh numrin e librave, se të jep edhe dyqind ero nesër në mëngjes. Me sa duket ka lënë ndonjë patronazhist në lokal, që i ka treguar se paratë janë ende mbi tavolinë.- Futi në xhep, se bisedojmë kur të dalim jashtë! – më urdhëron Gimi me dashamirësi.- Vetë ma ke treguar. Shkrimtari madh Çehov ka deklaruar: “I martuar jam me mjekësinë.I Për dashnore kam letërsinë.”

Bukur e ka thënë.

Për këtë ofertë, lërë në një anë profesionin tënd të dashur të ekonomisë! Dëgjoje dashnoren letërsi, se nuk po bëhet qameti,- dhe Gimi nuk mbahej, ndoshta se me shihte si guak .- Do të heqësh me një dorë një qerre libra nga shtëpija, o marrok!

I futa në xhep të dyqind erot. I shkundëm gotat. I fshimë pjatkat e shumta . Dolëm nga lokali, me bindjen për të shkuar të nesërmen, për të shpërndarë e librat e blera nga kandidati për deputet. Me sa u joftova nga Gimi , ai do ia dhuroj sovranit me bujari, me nënshkrimin tim!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat