Dy burra dhe ajo në mes

Kultura

Dy burra dhe ajo në mes

Nga: Dibran Demaku Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:13
Dibran Demaku

Dikush po i buzëqeshte nga fundi i autobusit.Drita e zbehtë e autobusit nuk e lejonte të dallonte se cila ishte ajo fytyrë që po i buzëqeshte aq ëmbël.Që të sigurohej se nëse ajo buzëqeshje e ëmbël i përkiste atij pa prapa vetës.Asnjëri nga udhëtarët në ato momente nuk po shihte andej nga vinte buzëqeshja.Tashmë ishte i sigurtë se ajo buzëqeshje ishte pikërisht për të,por e mundonte dilema të dinte se cila ishte ajo që i dhuronte atë buzëqeshje të ëmbël dhe mahnitëse.

Ktheu shikimin edhe njëherë andej që të sigurohej se buzëqeshja ishte reale apo atij ajo i kishte ardhur si një ëndërr apo halucinacion.Që të bindej se nuk ishte në gjendje ëndrre apo halucinacioni fërkoi të dy sytë me shuplaka të duarve.Pas fërkimit të syve me shuplakë të duarve,profili i asaj që po i dhuronte buzëqeshje ju bë më i qartë.Dhe ai profil vazhdonte që të dhuronte buzëqeshje.Buzëqeshje të ëmbla dhe fascinante.Buzëqeshje joshëse.

Tashmë kur ishte i sigurtë dhe krejt i bindur se ajo buzëqeshje e shpërthyese ishte për të e mundonte dilema nëse duhej të qëndronte edhe më tutje duke soditur profilin e asaj që po i dhuronte buzëqeshje,apo duhej t‘i afrohej.Dhe derisa ai po bënte përpjekje në dilemën e tij,nëse duhej t‘i afrohej atij profili,nga andej i erdhi ftesa që ai të afrohej.

Ajo,buzëqeshja e ëmbël dhe joshëse po e ftonte atë që të mos rrinte larg, por afrohej.

Ishte nisur drejtë saj dhe sa më shumë që afrihej,prifili i saj dukej më mirë dhe ai tashmë e kuptoi se ishte Ajo.Ajo-dashuria e parë e tij.Ajo që dikur e kishte dashur në mënyrë rraskapitëse,mbytëse.Dhe kjo kishte ndodhur pikërisht sepse ashtu kishte dashur ajo kur ishte larguar pa asnjë shpjegim dhe pas kishte lënë vetëm kujtime vrastare,kujtime mbytëse.

Pas ikjes së saj ata ishin parë edhe shumë herë të tjera,por ajo kishte kthyer kokën prapa,shenjë kjo që tregonte se ajo as që donte të dinte për dashurinë që kishte ndodhur në kohën e adoleshencës së tyre.

Ishin përshëndetur duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.Shtrëngimi pas aq vitesh i asaj dorë që dikur e kishte puthur sa e sa herë,kishte ndikuar që ai për një çast të përhumbej dhe të afrohej sikur donte t‘i dhuronte një të puthur si dikur.

-Kujdes,se nuk jam vetëm!-i kishte thënë ajo duke e shtyer me duar dhe kishte ruajtur distancën.Dhe nuk i kishte lënë kohë atij që të fliste apo të bënte ndonjë gjest të papëlqyer,që mund ta shihnin shumë sy.

-Njihu me të fejuarin tim!-dhe kishte vazhduar të buzëqeshte,buzëqeshje e cila atij i ishte dukur si tallëse dhe ironike njëkohësisht,larg asaj buzëqeshjes së mahnitëse dhe rrëzëllitëse të pak çasteve më parë.

Ia kishte zgjatur dorën pa dëshirë dhe në mënyrë krejt mekanike  që ajo ia kishte prezentuarsi të fejuarin e saj.
-Një shok apo mik imi i shkollës!-i ishte drejtuar atij që ajo e paraqiste si i fejuari i saj.

Autobusi kishte ndaluar në stacionin e fundit dhe ata kishin zbritur.Vazhdimi i udhëtimit do të bëhej me tren dhe ajo i ishte drejtuar atij që e quante si të fejuarin e saj e kishte urdhëruar që të shkonte të prente biletat e trenit.

-E dërgova atë që të prejë biletat,që të rrimë për ca çaste vetëm ne të dy!
-Dhe?!
-Dhe asgjë!
Kishte pasuar një heshtje e rëndë,mbytëse.As njëri as tjetri nuk po dinin si të dilnin nga ajo heshtje e mallkuar...
-Nuk më urove fare fejesën!-kishte thyer ajo heshtjen.
Tjetri e kishte shikuar drejtë në sy dhe me një nostalgji që shfaqin zemrat e dashuruara pas një kohë të gjatë.
-Si pret të të uroj për fejesen me tjetrin,kur gjatë gjithë jetës kam ëndërruar që vetë të isha i fejuari yt!-ia kishte kthyer ai me një shikim krejt të shpërqëndruar.
-Po vjen i fejuari im,dhe të lutem kujdes!Kujdes se çfarë flet,kujdes se si qeshesh!Kujdes se si shikon!Kam frikë se ai të ka vërejtur se si në autobus shihje nga gjoksi im!

Ai nuk kishte kohë që të përgjigjej sepse i fejuari i saj ishte krejt afër.
Kishin zënë vendet e tyre në tren dhe treni kishte nisur rrugëtimin e tij.Ajo kishte zënë  vend afër dritarës,ndërkaq i fejuari i saj po ashtu afër dritares përballë,ndërkaq ai ishte ulur afër asaj.Bisedonin për gjëra nga më të ndryshme,si të njiheshin kohë të gjatë bashkë.Ajo herë pas here në bisedë e sipër i mbështetej atij në krah ashtu si pa të keq.
-Më ke folur për shumë shokë e shoqe të klasës,ndërkaq për këtë nuk më ke folur asnjëherë.Së paku,sa më kujtohet nuk e ke përmendur kurrë emrin e tij!-sikur e qortoi i fejuari i saj.

-Për këtë nuk të kam folur asnjëherë sepse kam dashur të të surprizoj!-ia ktheu ajo me një buzëqeshje që nuk duhej nëse ishte më shumë ironike apo tallëse.
-Sa po vërej unë,ju duhej të keni qenë shokë e miq të mirë apo më shumë se shokë e miq!-kishte gjuajtur ai me fjalë në një moment delikat derisa ajo kishte harruar se ku ndodhej dhe kishte mbështetur kokën mbi gjoksin e atij.

-Ç‘thua mor idiot!-ia kishte kthyer ajo me rrëmbim duke larguar kokën nga gjoksi i atij.
Dhe pa e lënë tjetrin që të sqarohej për atë çfarë kishte thënë,kishte shtuar:-Këtë jo që e kam pasur shok e mik,por e kam pasur dhe konsideruar si vëllain tim!Dhe të tillë e konsideroj edhe sot e tutje!

-Më falni ju lutem,sepse thash diçka të pa menduar mirë!-u dëgjua zëri i të fejuarit të saj si i zënë në faj.
-Ti,duhet të jesh vërtetë idiot,derisa thua gjëra pa i menduar mirë,për mua dhe vëllain tim!-kishte shpërthyer ajo dhe për ta vërtetuar se tjetrin e donte vërtet si të vëllain i kishte dhuruar atij një të puthur në faqe.

Buzët e saj të ngjitura me rrëmbim mbi faqen e tij,në shpirtin e tij kishin zgjuar një kohë të shkuar.Në kohën kur ai kishte puthur ato buzë kur nuk kishte ditur as të puthte si duhet,sepse të puthurat kishin ndodhur në adoleshencen e tyre të herëshme.

Dhe kur ajo para të fejuarit të saj thoshte se atë e kishte dashur si vëllain e saj,kishte të drejtë.Ata,ai dhe ajo ishin dashur dikur,dhe gjatë dashurisë së tyre edhe ishin puthur,por përveq ca puthjeve nuk kishte ndodhur asgjë tjetër mes tyre.

Kishin arritur në një stacion ku treni do të pushonte për disa minuta dhe ajo e kishte urdhëruar të fejuarin e saj që të zbriste dhe të blente ca pemë në lokalin  të afërm.Ai si një fëmijë i dëgjueshëm kishte zbritur nga treni pa nxjerr zë.

-Çfarë t‘u desh tërë kjo lojë e rrezikshme dhe përse?!-kishte pyetur ai kur ata kishin mbetur vetëm.
Ajo ishte shkrirë sërish në një buzëqeshje, që ai nuk e dallonte në ishte ironike apo tallëse për atë vetë dhe të fejuarin e saj.Ajo me ato buzëqeshje po vërte në lojë dy burra:ish të dashurin e saj dhe të fejuarin aktual!

-Desha të të njoftoj me personin që ka zërë vendin tënd,dhe i cili siç e vërejte edhe vetë është krejt idiot!Përveq kësaj është edhe frikacak i shkretë!Aq frikacak është sa edhe sikur të na zinte në këtë moment mbi njëri-tjetrin,nuk do të guxonte të nxirrte zë!...
-Por,unë nuk po kuptoj,përse...përse...përse...e bërë këtë lojë me mua?!...

-Jo,nuk ishte as nuk është lojë!Unë vazhdoj të të dua!Vazhdoj të të dua edhepse dashurinė me ty nuk mund ta kurorëzoj.Dhe ti e di pėrse!Se të dua edhe tash si dikur,mund ta vërtetoj,po pate dëshirë ti!Po pate dëshirë eja një ditë dhe bisedojmë shtruar,aty ku punoj!Dhe pas bisedës të garantoj se do ta shijosh atë që e ke ëndërruar tërë jetën dhe nuk e ke shijuar dot!...

Atë çast ishte kthyer i fejuari i saj dhe në fytyrën e tij prej fëmije shkëlqente ajo ndjenja e kryerjes së detyrës së urdhëruar!...
Thonë se ajo edhe sot e kësaj dite bën jetën në mes dy burrash!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat