Libri Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”

Kultura

Libri Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:43
Hamit Haxhija

Hamit Haxhija (05.01.1955 - 11.07.1990), oficer i vrarë-helmuar në ushtrinë e ish Jugosllavisë, si edhe shumë oficerë e ushtarë tjerë shqiptarë të pafajshëm, të vrarë e mbytur në forma të ndyshme, me procese të montuara!

Është një libër shumë orgjinal, i shkruar me fakte dëshmi të pamohueshme, duke e mbështetur me dokumente, nga lindja e Hamitit, shkollimi e deri në vrasjen e Tij.

Ai shkruan shkurt, edhe për historikun, traditën atdhetare, qendresën e familjes dhe fshatit të tij, Botush e Gjakovës, gjatë shekujve në luftëra kundër pushtuesve serbo-sllavë, osmanësve...

Në fillimvitet 1970-ta, Hamiti kishte regjistruar gjimnazin ushtarak në Beograd, me shumë shokë shqiptarë, ku ka vazhduar dhe mbarur edhe akademinë ushtarake, deri në arritjen e gradës së kapitenit të klasit të parë.

Hamiti ka qenë oficër në garnizonin e Nishit.

Image

Ai, si i ri kishte mësuar-frymëzuar nga filozofitë e odave shqiptare, për të kaluarën e vuajtjeve të mëdha të popullit shqiptar nga pushtues të shumtë. Si shumë atdhetarë të tjerë, edhe Hamiti kishte ndjerë dhimbje, për masakrat, vrasjet, dëbimet e dhunshme, duke bërë pastrim etnik, vuajtjet e papërshkruara të shqiptarëve të Sanxhakut, të Nishit eToplicës, 1878-1881. Pak nga ata kanë pasur fatin të mbijetojnë!

Fillimi i vëzhgimit, ndjekjes së Hamitit, për zhdukjen e tij fizike kishte filluar, me rastin e burgosjes politike te dy vëllazërve të Hamitit, Arifit dhe Haxhisë në vitet 1980-ta dhe, më vonë me denocimin publik, të Lubisha Vishnjevac, i cili kishte vrarë, Fadil Tallën, në vitin 1998, para shtëpisë së tij dhe, kishte plagosur dy ushtarë shqiptarë, që te tre të rinj.

Oficerët serbo-malazez, kanë dashur që oficerët dhe ushtarët shqiptarë, të denojnë demonstratat e vitit 1981. Hamiti këtë nuk e kishte  bërë atëherë, e as më 1989, kundër demonstratave për mbrojtjen e mos ndryshimit të Kushtetutës së vitit 1974, grevës së minatorëve të “ Trepçës”...

Helmimi i 8 mijë fëmijëve shqiptarë, në mars të vitit 1990, nëpër shkolla të shqiptarëve, në krejt Kosovën, ku pati edhe viktima, ishte krim kriminal i qeverisë shoviniste serbe.

Image

Helmimi u shtri edhe tek individë atdhetarë shqiptarë, cilët ishin bërë halë në sytë e sigurimsave të Serbosllavisë.

Në lidhje me helmimin e Hamitit, kishte shkruar një servil, sherbëtor i pushtuesit serb, me iniciale M.M., tek “Rilindja”, e enjte 02.08.1990.

I njëjti kishte shkruar, gënjyer edhe për vdekjen dhe varrimin e ushtarit Xhevdet Aruçi. Tani, sigurisht me porosi, kishte shkruar edhe rreth vrasjes së kapitenit Hamit Haxhija, cili mundohet ta paraqes vdekjen e Hamitit, nga sëmundja me diagnozë “Leocemi”!
Gënjeshtra e këtij shpifësi, sherbëtor i UDB-së, demantohet me dëshmi të pamohueshme në bazë të fakteve, dokumenteve, ku prej fillimit në Nish dhe Beograd  ( VMA) diagnoza ka qenë helmim i rëndë, vetëm pas vdekjes i është caktuar (fletë lëshimi) "Leokemi" 

Në spitalin e Nishit ka qendrur nga data 18-22 qershor 1990.
Ndërsa në Spitalin e Akademisë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd, qendron në repartet e helmimit, nga data 22.06.deri më 03.07.1990, duke përjetuar dhimbje të mëdha nga temperatura e lartë.

Disa oficer të ushtrisë Jugosllave, nga Garnizoni i Gjakovës kishin ardhur me një tog ushtarak, cili duhej ti bënte formalitet sipas rregullave ushtarake ,me kundërshtim e familjes dhe masës së madhe janë detyruar të largohen.

Autori përmend edhe vrasjet e rreth 40 ushtarëve shqiptarë, në forma të ndryshme në APJ.

Ai përmend edhe emra oficerësh, miq, shokë e vendas të Hamitit, si oficererët Islam Sadiki, zëvendës Ministrin e Mbrojtjes, Agim Mehmeti, ligjërus në Akademinë Ushtarake në Sarajevë dhe disa vende tjera si në Namibi, Irak, Libi,…me lëndën Taktika.

Në vitin 1987 nga Gjykata Ushtarake në Sarajevë, Agim Mehmeti dënohet me 3 vjet 9 muaj burg, bashkë me të edhe grupi i shumë oficerë tjerë shqiptarë.

Shumë falëmnderit që ma dhurove këtë libër me shumë vlerë, miku im Arif, të cilin dhimbshëm e lexova.

Image

Autori është mërgimtar-veprimtar i hershëm dhe ish i burgosur politik, ka botuar tri vepra:

1.-Dritat e gjerdanit të lirisë kombëtare (Monografi), 2013
2.-Botusha gjatë shekujve (Monografi), 2019
3.- Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”, 2020

Lavdi dhe nderim të përjetshëm!
Wendlingen, 08.05.2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat