Zahir (Ahmet) Mustafës-Bacës Zahë

Kultura

Zahir (Ahmet) Mustafës-Bacës Zahë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:14
Xhelal Hoxha

Këti luani, Shqipërie!

Ty që ishe luan lirie

Ty luan, Dardanie

Ty luan, Anamorave

Ty që linde, nga Sllatina

Ty që ishe, "EMBLEMË, e lulëkuqe SHQIPËRIE!"

Trashëgim na e le shpirtin, veprën

pas vdekjes...

Ty, o bacë Zahiri

Ty, o trim i rrallë!

U dënuat përjetë, burgim!

Me pranga hekuri lidhur këmbë e duar!

Dënim kapital: Pushkatim!

T'pa përkulur, e t'pa mposhtur

Ju i dhatë kombit nderim!

Aty ku ishte, trim Zahiri,

Ishin tok: Mulla xhemë,

Mehmeti, Ademi, Jakupi,

Sherifi, Limani e Tahiri!

Vehbiu, Zeneli, Baftiu,

aty bashkë qëndroi Shabiu!

Për këtë tokë, tonën luftuat

Vdekje fashizmit-liri i dhatë popullit!

me shkie luftuat, aferim!

T'pa përkulur granita tanë,

Në kazamate-qeli qëndruat,

Për shqiptari, e për flamur!

Ju plisbardhët, ju flamujt Dardanie e lirie

Ju shqipet e trimat tanë me radhë...

Lavdi u qoftë juve t'gjithëve,

për këtë popull n'burgje keni ranë!

Për qëndresën tuaj stoike e heroike

Lirinë popullit u keni dhënë!...

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat