Gjurmë në zall

Kultura

Gjurmë në zall

Nga: Fatmire Duraku Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:08
Fatmire Duraku

I

Era fryn, bien ndër pemë gjethet        

Eci, e  ndjej vdekjen nën këmbë                    

Ky është fundi i ditës ikin rrezet             

Era fryn, bien ndër pemë gjethet        

                                   

Ç' më kaplojnë në këtë natë ethet

S' të shoh me sy, të ndiej për gjëmë               

Era fryn, bien ndër pemë gjethet        

Eci, e  ndjej vdekjen nën këmbë                    

 

II

Këmbëzbathur iki fillikat vetmisë  

Arrij e hutuar te shelgu degë gjatë    

Vala rrjedh, uji përmbytet qetësisë    

Këmbëzbathur iki fillikat vetmisë                  

 

Prisja vetmuar e humbur largësisë                       

Silueta e hënës nga shfaqet në natë             

Këmbëzbathur iki fillikat vetmisë                              

Arrij e hutuar te shelgu degë gjatë                                 

 

III

Në degë shndrisin dy mollë të kuqe     

Me orë të tëra i shikoja gjithë mall                

Sesi  vajti koha, e u rriten këto lluqe    

Në degë shndrisin dy mollë të kuqe     

 

 

Vija e vogël në fustan lule-burbuqe   

Iku me veten lë veç gjurmë në zall     

Në degë shndrisin dy mollë të kuqe     

Me orë të tëra i shikoja gjithë mall 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat