Dashuri e ndaluar, dashuri e ndarë!

Kultura

Dashuri e ndaluar, dashuri e ndarë!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 25 maj 2021 Në ora: 10:19
Xhelal Hoxha

Dashurinë e ndaluar që kishim dikur,

Tash dashuri e ndarë me kufi si mur…

Më vret n vret në zemër, e shpirt; gjersa të jem gjallë…

Dashurinë që nuk e desha të ndarë;

Si shumë ngjarje dhe kjo ishte e detyrua, e mashtruar e të

Tradhëtuar…

Na ndanë, përcanë e na shanë

Na djegën, dhunuan dhe n’fund e canë:anë e mbanë,

Kufirin, andej këndej, Shqiptarë këndej e Shqiptarë andej.

Më mbangjallë një besim se do mbledhim forcat për bashkim

E deri në atë ditë, ajo ditë plot gëzim

Do t’ju dua pa përjashtim e pa dallim

Këtu në Kosovë, e atje në Shqipëri

Jeni, dhe do të mbeteni një për mua-

Një do t’ju dua e ruaj, si dy sytë e mi!

….deri në amshim

Mëmë Shqipëri e bijë Kosovë

Aty ku zemra e shpirti si në prehër të nënës pushon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat