Pronari i shitores së lodrave

Kultura

Pronari i shitores së lodrave

Nga: Xhevdet Bajraj Më: 1 qershor 2021 Në ora: 18:05
Kopertina e librit

Në kryeqytetin e shtetit

ku në çdo stinë lulëzon korrupsioni

sundonte

(sepse fitonte shumë para)

politikani

që është pronar i shitores së madhe

të lodrave

të fëmijëve të vrarë në luftë

Paj

pranë thesarit si në përralla ashtu edhe në jetë

gjithmonë qëndron

një përbindësh

"Me zemër në qese najloni", Shtëpia botuese, Armagedoni, 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat