O Berat, o vetull hënë

Kultura

O Berat, o vetull hënë

Nga: Gëzim Loka Më: 4 qershor 2021 Në ora: 22:30
Gëzim Loka

O Berat, si vetull hëne

Me Osumin mespërmes

Pikon mjaltë e vargje kënge

Mbi kalldrëmet në mëngjes.

 

Këngë me iso labërisht,

Malli rigon shi kujtese

Të kam ndjekur çmendurisht

Rrugëve me premtim bese…

 

Mbi qerpik të vetë lules

Flladit kroj i dashurisë…

O Berat me shkulme lufte

Je vetë ashti i shqiptarisë…

 

Të ke hije fjalë e burrit

Sharm i dehur femëror

Krenarinë në palë të flamurit

Trashëgon gjaku yt arbëror.

Gjak nga gjak i Skënderbeut

Shpirt nga shpirti i lirisë

Ti nga toka porsi Anetu

I bën zë fort Shqiptarisë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat