Me pranverë në zemër

Kultura

Me pranverë në zemër

Nga: Zymer Mehani Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:38
Zymer Mehani

Këndoj për dëshmorët

E si tallaz deti

Po trazohem n’veti

Në vargjet e mia

N’t’miat poezi

Ushton, uturon

Veç një DASHURI

Me PRANVERË në zemër

Dua t'i këndoj

Dhe tonit synim:

-Për Komb Ribashkim

Thellë në timen zemër

I fuqishmi varg

Sot do që t’shpërthejë

Dhe të jehojë larg

Me vargun tim t’ gjatë

Me zemër të zjarrtë

Me shpirtin furtunë

Atdhe, të dua shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat