Mbretëreshat e shpirtit tim: N'Tiranë e n'Prishtinë!

Kultura

Mbretëreshat e shpirtit tim: N'Tiranë e n'Prishtinë!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 29 qershor 2021 Në ora: 07:25
Xhelal Hoxha

Melodia juj n'pentagram 

Mbretëreshat e shpirtit tim; 

Për lahutë, violin, klarinet,  

Kitare, daulle e çiftelinë! 

 

Melodia juaj në pentagram 

Dishepuj ngriti, ruajti e zgjoi... 

Ju që më jeni mbretëreshat; 

melodi, frymëzim e oksigjen,  

për shpirtin tim!... 

 

Të bashkuara do të më rrinit,  

akoma edhe më mirë; 

me akordimet tuaja brilante melodinë;  

lahutë, çifteli, clarinet, kitare, daulle e violin. 

Telat muzikalitet, sa bukur që ju rrinë! 

 

Nga që më jeni të ëmbëla,  

tërheqëse më kënaqni shpirtin 

Por, akoma më të forta,  

më të dashtura do të më jeni;  

kur u dëgjoj e ju shoh: 

Së bashku n'Tiranë e n'Prishtinë! 

 

"Ju që më rrini, më vini e më jeni;  

ato shpirtëdrithërimat e mija;  

që dimërit më shkrinë, 

ndërsa verës gjakun ma ngrinë"! 

Aty ku ndëgjoj; këngë, valle autoktone,  

burimore promenadat, akordet e vendit tuaj-tim... 

 

Melodia juaj në pentagram 

Dishepuj ruajte e zgjoje... 

Më shtohet jeta më kënaqet shpirti,  

më ringjallet jeta;Si bletëtve ndër hoje... 

 

N'agun e hershëm me plot aromë,  

dritë luleje e trëndafila 

Në vargun tim poetik,  

që gjithmonë më sjellni frymëzim...  

Ndjesinë e kënaqësinë time, 

bashkë me lirinë e shoqërinë time,

ju më ndihmoni e më zgjoni kurreshtjen-kërshërin!... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat