Kufomën time ende nuk e keni në varr

Kultura

Kufomën time ende nuk e keni në varr

Nga: Kalosh Çeliku Më: 28 korrik 2021 Në ora: 09:47
Kalosh Çeliku

E keni pritur me vite: Ringjalljen Time

Në Korçë. Shkup. Dhe, “Qafë - Thanë“.

Kohën e fundit, “Armikun e padukshëm“:

Kaq e kaq të infektuar. Dhjetë viktima.

Mes tyre, dhe një Poet rrebel shqiptar:

Kalosh Çeliku. Vdiq, nga Koronavirusi

Mes Dy shtamave me verë të Mikes Di.

Por, kufomën, ende nuk e kemi në varr?!

 

Kaq e kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:

“Lani duart me sapun“! Teshjet me bërryl!

Distancë, mbani edhe me Gruan besnike:

Në verandë, hiqni valle me këngë erotike

Aspak, në kronikat televizive: LINDJE?!

 

Sotekësajdite, nuk me do Zonja Vdekje

Pashterkëkuqja: Nuse, ende pa koçi.

Nuk ka problem. Marrëzisht, e dua Unë:

Duartrokitje, Sot: Grave të mia besnike…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat