Gjithmonë në shërbim të kombit dhe atdheut

Kultura

Gjithmonë në shërbim të kombit dhe atdheut

Nga: Baki Ymeri Më: 3 gusht 2021 Në ora: 00:45
Kopertina

Jeta është luftë, dhe luftën e duan trimat. Frikacakët e duan robërinë. Në historinë e çdo populli ka data që i bëjnë njerëzit të ndalen e ti hedhin një sy të kaluarës, për të parë se nga erdhën, ku janë e ku po shkojnë, ç' rrugë kanë bërë ata, e ç'rrugë kemi për të bërë ne sot. Toskët dhe gegët janë njerëzit e parë që i polli toka. Fati i njeriut është karakteri. Faridinin e karakterizon atdhetarizmi, qytetërimi dhe altruizmi. I qetë, i pashëm, gjakëmbël e trim. Gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit, Faridin Tafallari militon për moral ideal, dinjitet dhe unitet. Zotëria e tij posedon aftësi, përgjegjshmëri dhe ekuilibër. Ai është shqiptari që digjet për komb dhe atdhe. Shqiptari që e don Shqipërinë porsi perëndinë. Zt. Faridin Tafallari ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë një mëmëdhetar me dëshira të zjarrta dhe me ndjenja të larta kombëtare.

Shumë bukur e ka thënë dikush, se Shqiptarizimi u ka mbetur vetëm idealistëve, një e vërtetë e dhembshme, prezente gjithandej në botën shqiptare dhe diasporë. Në kuadrin e idealistëve të këtillë me zemër të bardhë dhe shpirt të florinjtë, inkorporohen edhe drejtuesit dhe botuesit e revistave elektronike që shkrijnë ditët e netët dhe rininë për ta mbajtur gjallë këtë ideal të shenjtë. Në këtë kontekst të kontinuitetit të mbarrëvajtjes së amanetit të rilindësve tanë, inkoroporeht edhe Faridin Tafallari, flamurtar dhe uragan i idealizmit shqiptar. Patriotizmi as nuk shitet e as nuk blehet, por dëshmohet me vepra konkrete siç janë veprat e tij që e freskojnë me gjak të freskët shpirtin shqiptar dhe zemrën shqiptare, shqiptari që digjet për të lexuar shqip, për të komunikuar shqip, për të shkruar shqip, për të dëshmuar se shqipja u lind me lindjen e botës.

Zotëria e tij na e përkujton Gjergj Fishtën me vargjet e tij: „Deri sa mundem me ligjrue/ E sa gjallë unë me frym' jam/ Kurrë Shqypni s'kam me t'harrue/ Dhe në vorr me t'përmend kam.” Apo Tomorrin me vargjet: Porsi i amli fllad i eres/ Që lmon malet e Arbërisë/ Zëri i Fishtës së shenjtë/ Është burim i diturisë.” Faridinit i kujtohen barinjtë e Struzhës me plisa të bardhë: „Burra të skalitur dhe të lashtë/ Të lartë si malet/ Me zemër të derdhur në ar/ Të butë porsi dëbora/ Këtyre majave kam parë/ Të heshtur të jetojnë./ As këngët, jo as vallet, as nderin / E fustanellat qëndisur me fije ari/ Popuj të tjerë fatlumë/ Jo s`ua vjedhin dot./ Gratë e tyre zana të bukura / Besnike fisnike, të bekuara/ Të pastra e të dlira / Porsi ujërat e burimeve/ Më të hijshme nuk i gjen në glob./ Tek i takoj, u jap nderin e merituar/ Pastaj dorën nga pak/ E fjalën që gjyshrit na mësuan/ Dhe të çuditura stepen/ E më shohin gjat e gjat./ Po, më vërejnë dhe habiten/ Se si gjej vet shtegun e humbur/ Njoh fjalën e përzgjedhur/ Në qindra e qindra shekuj./ Atje po lart në shpate/ E po prap në loge e maja/ Ato mbi det jetojnë/ Askush nuk di të thotë/ Përse nuk vijnë teposhtë?/ Por un e di dhe lart/ Tek ato nxitoj të ngjitem/ T`i shoh, t`i ndjek në këngë/ Në valle e përjetime./ Po po, me ta të rroj! / Veç tyre askush tjetër/ Më shumë nuk njeh në botë/ Pse burimet dhe lulet erëmira/ E uji i freskët dhe këngët/ Pse vallë atje burojnë!/ Pse njerzit edhe delet/ Mbajnë fyej a këmborë…/ Pse ngjan bariu i malit/ Me një artist Hyjnor!=/ Jo, jo, askush nuk mund ta dijë/ Se atje lart mbi male/ Shpesh herë zbardhur me borë/ Leviz një lumë i rëndë/ Një oqean i tërë/ Me prijsa shekullorë./ Dhe pse kjo grigja e tyre/ Me shumë fytyra e ngjyra/ Me plisa e me opinga/ Këndon, gjithmon këndon!/ Lëviz e shtruar, heshtur/ Me simfoni të zgjedhur/ Grup koresh, blegërimash/ Shtegut të çdo mali/ Në një vallëzim përrallor./ Në krye është ai/ Gjithmonë për besë ai/ Që shquhet prej së largu/ Nga plis i bardhë mbi kokë…/ Ai pra është bariu/ I vetmi, jetëgjati/ A është shpëtimtari/ Që shekujt e nderuan[ Çdo gjë të mirë i falën / Ndaj zë e thur kurorë…/ për një liri në paqe, në meditim dhe heshtje/ larg zhurmave plot brejtje/ njeri, njeri të mbetet , i bardh edhe pa njollë/ Dhe njerëz quhen thjesht sepse kështu u thonë/ por kur këndojnë, kur ecin, madje kur kuvendojnë/ afrohem e i shoh, tek flasin bukur hollë…/ kuptoj se janë të ngjashëm/ po po, më ngjajnë me Zotin/ të heshtur, hijerëndë/ Me plisa përmbi kokë.”

Në shenjë përkujtimi e nderimi të 30 vjetorit të rënies heroike të tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Faridin Tafallari vendosi ta shkurtojë një skrim të gjatë, duke e përqëndruar vëmendjen te njëri nga ta. Kadri Zekën e vranë duke menduar se do të zhduken shqiptarët nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pas vete ai la veprat, librat, shembujt dhe kontributin e tij patriotik.

Zt. Faridin thekson se Kadri Zeka nuk ishte vetëm atdhetar, por mbi të gjitha ishte BURRË i fjalës dhe BESËS. Ai ishte një kokë e aftë, një GJINI për çështjen kombëtare shqiptare. Në PAQË por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti. Ishte shumë i matur ne bisedat e tij, por kur flitej ne dëm të çështjes kombëtare i qetë dhe me fjalë të buta orvatej ta bindëte bashkëbiseduesin. Kadri Zeka ishte një gazetar e njeri me mendje të mbrehtë, me një diapazon të gjërë të njohurive, shoqërore, politike e organizative. Vitet kur lindi dhe u rrit Kadri Zeka, ishte kohë e keqe. Ai u lind, u rit, u shkollua dhe punoi ca vite nën thundrrën e shkaut, por kurrën e kurrës nuk iu nënshtrua armikut. Gjatë tërë jetës kaloi nepër sfida te shumëta por i pa trembur i kaloi ato. Që në rini të hershme, Kadri Zeka e kuptoi qëllimin dhe strategjinë sekrete ushtarake të armikut. Ai shumë i ri e gjeti rrugën drejtë Lirisë dhe me një vendosmëri e përkushtim të madh e vazhdoi deri në vdekje. Çdo herë ishte në krah të popullit, dhe me popullin.

Kurrë nuk e pranoi gënjeshtrën, intrigën, kriminalitetin, dhunën, familjarizmin, bajraktarizmin, e shumë dukuri tjera negative të cilat e dëmtonin çështjen kombëtare shqiptare. Çdo herë dhe me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, u angazhua maksimalisht për internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike. Kadri Zeka me shokë nuk dorëzoheshin, ata kërkonin ndihmë nga politikanët, mërgimtarët dhe populli sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund të korrim fitore.

Gazetari ynë, patrioti dhe atdhetari Kadri Zeka çdo herë ishte ne luftë me armikun, edhe kur flente, edhe kur shkruante, edhe kur ligjeronte, edhe kur udhëtonte, edhe kur organizonte demonstrata, pra ai gjatë tërë jetës ishte ne luftë dhe kurrë s’iu frikësua armikut. Ai filloi ta kundërshtojë politikën ushtarake barbare sllave edhe në kohën kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa kur këputej një qershi prej dege. Ai me plotë dëshirë e vullnetë vendosi të bëhet kurban i çështjes shqiptare. Emri dhe vepra e gazetarit, intelektualit, atdhetarit dhe martirit të Kombit Kadri ZEKA, do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Ai do të jetojë sa do të jetojë Kombi shqiptar. Jeta dhe vepra e këtij martiri të shqiptarizmit do tu shërbejë gjeneratave të reja si mësim se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për Atdheun.

TRIMËRI, BURRËRI DHE HEROIZËM PATRIOTIK

Ne gjeneratat e reja, duhet jo vetëm të mësojmë për te, por duhet të përkulemi e të betohemi se deri në vdekje do ta mbrojmë e realizojmë amanetin e Tij. Po, Kadri Zeka (foto medallion), ai burrë me trimërinë, me burrërinë dhe me heroizmin e Tij dëshmoi botërishtë para miqëve e armiqëve, para trimave e servilëve, para atdhetarëve, trathëtarëve e qyqarëve, se si duhet punuar, se si duhet vepruar, se si duhet luftuar dhe se si duhet flijuar edhe jetën për çlirimin e Atdheut, njiherë e përgjithmon nga një pushtues barbarë, i cili e terrorizonte dhe masakronte popullin shqiptarë. Ndjenjat dhe atdhedashuria e këtij burri kishin lindur shumë herët, me tërë qenjën e urrente sistemin jugosllav dhe hyzmetqarët shqiptarë të asaj kohe. Në ditët më të vështira të kombit tonë, kur çështja kombëtare arriti edhe në pikën e vlimit, ku faktori politikë injoroi politikën tonë, kur çështja kombëtare arriti në pikën më të lartë të vlimit. Kadri Zeka ka gjetur tek vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare, të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës. Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.

Kadriu me vëllezërit Gërvalla vritet tinëzisht nga UDB-a jugosllave më 17 janar 1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn landi i Stuttgart-it (Gjermani). Pas luftës së fundit në Kosovë në fshatin e lindjes në Poliçkë vitin 2007-të u përurua Muzeu Kadri Zeka. Le të na kujtohet, amaneti i tyre, i cili do të na ndjekë deri në realizimin e plotë,sepse rrugën që ata filluan duhet ta vazhdojmë ne, të vendosur dhe unik sepse vetëm kjo rrugë ddo t'na shpie drejt realizimit të amanetit të tyre. Po në Janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë u vranë ne mënyrë tinëzare e qyqare tre dëshmorët tanë: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Emërat e vrasësëve, gjithësesi të njohur: Shovenistët, çetnikët së bashku me UDB-ën jugosllave.Zt. Faridin Tafallari ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë një mëmëdhetar me dëshira të zjarrta dhe me ndjenja të larta kombëtare. Toskët dhe gegët janë njerëzit e parë që i polli toka. Fati i njeriut është karakteri. Faridinin e karakterizon atdhetarizmi, qytetërimi dhe altruizmi. I qetë, i pashëm, gjakëmbël e trim. Gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit, Faridin Tafallari militon për moral ideal, dinjitet dhe unitet. Zotëria e tij posedon aftësi, përgjegjshmëri dhe ekuilibër. Ai është shqiptari që digjet për komb dhe atdhe. Shqiptari që e don Shqipërinë porsi perëndinë.

GODITJE E RËNDË PËR KOSOVËN E MBARË SHQIPTARINË!

Sot u prish moti, dielli sikur u fsheh dhe si një rrufe u lëshua për ne,shqiptarët e Kosovës, por edhe për mbarë shqiptarinë, njoftimi i Zyrës së Prokurorit Special në Hagë, për ngritjen e akuzave të vrasjeve ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, kur të gjithë ishim sy e veshë për atë takimin historik Prishtinë - Beograd në Shtëpinë e Bardhë!?...Në rrafshin kombëtar, publikimi i aktakuzës ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi para një takimi historik, është goditje tepër e rëndë për Kosovën dhe pa një pa dy, është një përpjekje e Hagës, për të dëshmuar se, shqiptarët janë ata,që kanë vrarë e masakruar serbët e jo serbët shqiptarët! Pra, agresorët serbë janë viktimat!? E tmerrshme!

Po a mundet të përmbysin, të shuajnë të vërtetën, realitetin e atij gjenocidi, të pare nga e gjithë bota, kjo Haga??! A mund të përmbysin apo ta shndrrojnë sipas interesave të tyre historinë e vërtetë të luftës heroike të luftëtarëve të UÇK-së heroike këta prokurorët e Hagës, që po dërgojn thirrje njëra pas tjetrës??! Jo or jo! Askush në këtë Evropë hileqare, nuk mund të nëpërkëmbë historinë e shqiptarëve të Kosovës!!!

Historia nuk mund të përmbyset me deklarata prokurorësh, të përdorura politikisht, me prokurorë, që e shohin dhe mundohen ta përdorin politikën ndërkombëtare, për interesa të ngushta të tyre, për të bërë gjoja emër në arenën ndërkombëtare!!! Ata zotërinj prokurorë duhet ta dine mire se, nevoja për pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk mund të tejkalojë të vërtetën historike, që shqiptarët ishin viktima të serbëve në këtë histori. Dhe nëse kjo e vërtetë, nuk ndodh, pra nuk respektohet, çdo paqe midis nesh e serbëve do të jetë në ajër, pa bazë reale, madje e padenjë dhe e paqëndrueshme! Për mua, dhe e them me bindje, me plot gojën se, edhe për të gjithë, ky njoftimi i Hagës i bën të pushtuarit të duken si pushtues dhe pushtuesit si të pushtuar!? Çfarë po ndodh? Nuk mund ta kuptoj pse ka kohë që Haga, fitimtarët po i trajtonë si humbës dhe humbësit si fitimtarë!...Luftëtarët e luftës, po i dërgojnë me pranga në bisedimet e paqes, ndërsa gardianët e tyre, si çlirimtarë…

Lajmi i hidhur, i 9 majit te 2021, për humbjen e jetës së shokut e mikut tim, Shaban Neziri, në moshën 65 vjeçare më preku thellë…Një aksident i rëndë, në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, ku nga lëndimet e rënda, Shabani ndërroi jetë pas dy ditëve në spital!? U njoha me Shabanin e ndjerë para dhe gjatë duke vazhduar edhe pas demonstratave, të organizuara në mërgim. E kam në sy këtë atdhetar të shkathët, të papërtuar e tepër aktiv…Kudo i pandarë nga shokët e idealit, nëpër aktivitetet dhe veprimtaritë atdhetare të atyre viteve të stuhishme. Jo nuk mund të mungonte kurrë Shaban Neziri, midis nesh, shokëve të idealit, të luftës për liri e Bashkim Mbarëkombëtar!...

Sa e vështirë qenka të shkruash për shokët e tu të idealit, për ata bashkëveprimtarë, që ndahen nga kjo jetë, kur sidomos me ta ke kaluar vite e dekada sakrifica e mundime, përpjekje, në rrugëtimin tënd të veprimtarisë atdhetare!... Ndaj edhe sot,që shkruaj për të, këto pak fjalë, dua të mendoj me zemër se Shabani është gjallë! Po po është në jetë dhe, rron në kujtimet e mija, në kujtimet e shokëve të tij, e bashkëveprimtarëve të tij,që i deshi dhe i respektoi deri sa mbylli sytë dhe, që do ta kujtojnë përherë me mallin e mërgimtarit! Por Shaban Neziri është dhe do të jetë edhe KRENARIA e familjes së tij, bashkëshortes, Selimes dhe fëmijve të vet, DRENICËS e DUKAGJINIT!

NE JEMI MË TË VJETËR SE HANA

Gruaja është shpirti i universit. Po kush jemi ne? Shqipëria është më e vjetër se historia, kurse ne jemi më të vjetër se Hana. George Washington është me origjinë Shqiptare. E ëma e presidentit historik amerikan ishte shqiptare nga rajoni i Pejës. Kjo besohet se vetë presidenti Washington ka lënë një letër ku shkruan që Amerika duhet të mbrojë shqiptarët në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Instituti i Biokimisë dhe Genetikës (The Institute me qendër në Schafhausen, Zvicër), ka publikuar rezultatet e kërkimeve më të gjëra genetike të liderëve botërorë, dhe sipas tyre del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara, George Washington, ka qenë me origjinë shqiptare.

Instituti, i cili ka bërë kërkime gjerësisht mbi mostrat genetike të presidentit Amerikan që udhëhoqi vendin gjatë luftës për liri kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washington ishte 50 për qind shqiptar, që do të thotë se njëri nga prindërit e tij ishte 100 për qind shqiptar. Ndërsa Instituti i Basel nuk shkon te detaje rreth zbulimit të vet epokal, ekspertët nga institute të tjerë kanë nxituar të konfirmojnë këtë pohim, duke evokuar gjithashtu të tjerë si gjenealogjinë dhe gjuhën. George Washington ishte politikani kryesor dhe lideri ushtarak në vitet 1775-1799, që udhëhoqi vendin në periudhën kur u shkrua Kushtetuta. Ai zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes të cilat sot e kësaj dite janë themeltare për punën e Shtëpisë së Bardhë. Në Shtetet e Bashkuara është konsideruar “Baba i Kombit”.

E ëma shqiptare. Sipas gjuhëtarit Albert Myko, i Institutit të Gjuhësisë në Universitetin Berkley, Calif të SHBA, ka të tjera prova se e ëma e George Washington ishte shqiptare. “George Washington ishte biri i Augustin Washington dhe Mary Ball Washington. Mary në fakt, është Mary Bala, prindërit e të cilës ishin nga Peja, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively, Virginia, SHBA në 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty në 1706, pas një udhëtimi të gjatë nga Ragusa, Dubrovniku i sotëm, duke udhëtuar për nga Britania për në tokën e premtuar, Amerika.

Historia e udhëtimit të gjyshërve të G. Washington nga Kosova për në Amerikë është përshkruar në biografinë e Mary Ball Washington të Virginia Carmichael, e publikuar në vitin 1850. Ka madje edhe fjalë se Balaj kanë ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë një deformim i emrit të fshatit Isniq, në territorin e Deçanit, thotë Myko, i cili tregon se historia e tij për një kohë të gjatë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe aty është përmendur origjina shqiptare e G. Washington. Tani studimi është nxjerrë nga lista e të ndaluarave nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ranë dakord të thonë se nuk ishte një koincidencë kur zëvendës presidenti Joe Biden përmendi ish presidentin G. Washington “në lidhje me kryeministrin e Kosovës”.

Aleksandri i Madh. Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve. Heroi Ballkanas, u bë një figura më madhështore dhe më stratege që ka njohur bota. Të gjithë kemi lexuar për bëmat e tij, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij. Por të gjitha aludimet duket se do të marrin fund, pasi këtë javë studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një huIumtim shkencor për Aleksandrin e Madh. Ja çfarë shkruhej në letër: Unë Aleksandri, bir i Filipit, -mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të f0rtë e të path yeshëm në betejat e bëra k rah meje, u jap dhe u d0rëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si tr ashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po s huhem pa lënë p asardhës. Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në huIumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″.

Napoleon Bonaparti. Përpara se të vijë shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Keshill Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin tjetër do kishte paqe ose jo,” shkruan ai. Napoleon Bonaparta ishte njëri ndër perandorët më emblematikë të Francës që sundoi thuajse gjithë Evropën, duke arritur deri në Egjipt gjatë fillim shekullit XIX. Ai ka lindur në Korsikë (1769), ndërsa për origjinën e tij shqiptare ka shumë dokumenta. Në vitin 19761, Neil Amstrong e nguli flamurin shqiptar në Hanë. Edhe ish presidenti i Turqisë, Kenan Evren është me prejarrdhje shqiptare, dhe jo vetëm kaq!

Marigo Pozio, mbiemri i vajzërisë Poçi, u lind në Korçë (2 shkurt 1882) dhe vdiq më 23 shkurt 1932. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballaurit me origjinë nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra: Urani Poçin (e martuar me Kristo Floqin). Angjeliqi Marigoja u martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigo do të lindte tri vajza, Evridhiqin, Fereniqin dhe Lirinë. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe emigroi. Marigoja vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.

Marigo shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar Avni Rustemit. Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigos. Marigo nuk e mori "statusin e veteranit", ashtu si shumë të tjerë bënë në vitin 1912. Ajo vdiq e lënë pas dore dhe u harruar në vitin 1932, dhe u varros në varrezat e Manastirit të Zvërnecit. Sipas Zhaneta Poçit, mbesë e Marigo Pozios, Marigoja e qendisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit. Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70-40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria!”.

Ish sekretari i NATO-së çon “peshë“ Europën me deklaratën

“Jam me prejardhje Shqiptare.”

Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ka bërë publike një zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur kur ka ndërhyrë në Kosovë. Robertson ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve nga ana e babait janë shqiptare. Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Kolegjit “Universum” në Prishtinë. Gjatë bisedës së tij me studentët, Robertson ka folur me admirim për arritjet e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: “Serbët jashtë, NATO të ndërhyjë, refugjatët të kthehen në shtëpi” (“Serbs out, peacekeepers in, refugees back”).

Gjatë ligjëratës me studentë, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend. Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore. “Mund të ikni dhe ta varfëroni vendin, apo mund të qëndroni dhe ta ndërtoni shtetin tuaj”, tha Robertson, raporton Koha.net. Ish-sekretari i NATO-s, Lord Robertson, rrëfeu përpara studentëve se ka prejardhje shqiptare nga ana e familjes së babait. Ai tha se një test i ADN-së të cilin e kishte bërë kohë më parë, ka zbuluar se një përqindje e gjeneve nga ana e babit janë shqiptare. Robertson zbuloi se nuk ka qenë në dijeni për këtë sa ishte sekretar i NATO-s, mirëpo, ky fakt e lidh edhe më shumë me Kosovën. Në fund, Lordi Robertson tha se gazi lotsjellës dhe dhuna ndaj ndërtesave të institucioneve nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu tha se është përgjegjësi e politikanëve kosovarë që të parandalojnë korrupsionin nëse dëshirojnë që ky vend me miq të shumtë nga e gjithë bota të përparojë dhe të integrohet në BE dhe në NATO.

Në kuadrin e artikujve të shoqëruar me fotografi, Zt. Faridin Tafallari thekson: Sa herë, që kthehem në vendlindje, kam dëshirën e madhe, të përzier me mallin e zjarrtë të zemrës për Struzhën time, për Prizrenin e lashtë, për Kosovën e shtrenjtë, të vizitoj dhe të RËNËT për LIRI, të vizitoj e të bisedoj një copë herë me ATA, që gjakun e jetën ja falën kësaj toke, që unë me bashkëkombasit e mi të eci lirshëm mbi këtë tokë të atdheut tim!!!...Ndaj, në çdo hap, që sot hedhim, në këto ditë lirie, të mos harrojmë kurrë se, duhet t’i nderojmë TË RËNËT PËR LIRI, DËSHMORËT E KOMBIT!!! Dhe t’ju themi me zemrën plot :’’ JU JETONI ME NE, NË BALLË TË KOMBIT E SHQIPTARISË! JENI KRENARI KOMBËTARE E PAVDEKËSISË!!!

DOKUMENT NR. 7/1

“Përshëndes këshillin iniciator për përurimin e librit dhe pjesëmarrësit, si dhe autorin. Falenderoj autorin i cili e gjeti si vend për ta bërë këtë përurim në shoqatën shqiptare “Jusuf Gërvalla” në Heilbron. Unë desha të them diçka në pika të shkurtra. Dëgjova se këtu po flitet se është herët të botohet ky libër. Vallë kisha pritur pas tetëmbëdhjetë vjetëve të botohet një libër dhe të flitet se është herët!!!

Mua më duket shumë pa vend ky mendim, ndërsa të tjerët pas një apo dy javësh shkruajnë e pas 18 vjetëve ta kemi një libër në dorë dhe kjo të thuhet herët! Kjo për mendimin tim është shumë shumë dëm i madh. Çështja tjetër: unë këtu jetoj që prej afro katër vitesh dhe më ka brengosur një gjë e tillë, ka qenë shumë vështirë këtu në Heilbron të shëtisësh duke u takuar me njerëz që thonë se “unë kam qenë bashkëveprimtar i Jusufit, kam qenë ushtar i Jusuf Gërvallës”. Atëherë thosha: vëlla këtu qenka shumë vështirë të jetosh! Ky libër ua ka shkurtuar rrugën pak a shumë disa të tillëve, ata kanë filluar të tërhiqen. Mandej ky libër nuk është përfundimtar. Shumë mirë e ceku zotëria, është burimor, por ky do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes që të studiohet më tepër, sepse çdokush që nis të shkruajë duhet të vazhdojë dhe ai tjetri që do të shkruajë ka disa raste që do t’i marrë këtu, pse libri ka anën e vet pozitive.

Por çka do kisha propozuar nëqoftëse kemi të drejtë, do kisha propozuar që të mundohemi të gjejmë po ashtu një këshill që do të përkthente librin e Faridinit, ta shpinim në bibliotekën e Heilbronit dhe t’i tregojmë palës gjermane se kush ka qenë Jusuf Gërvalla dhe çka ka bërë ai. Nëqoftëse kam të drejtë me dhënë propozime, dëshiroj të them se këtu është bërë një punë e madhe për vëllezërit Gërvalla. Por do të bëhet edhe më shumë, nëqoftëse mundohemi që t’ua ngremë lapidarin vëllezërve Gërvalla, të shkojmë e t’i vizitojmë kur kemi dëshirë e jo të caktojmë vetëm një ditë dhe atë ditë të shkojmë 4-5 grupe e mos të dimë se kush po shkon. Kjo është punë që mund të bëhet me unitet.”

DOKUMENTI 7/2

Letrat e shokeve dhe miqve për përshtypje të librit „Terror“. Fjala e Shaip Zeqirit rreth veprës “Terror, dhimbje, qëndresë” të autorit Faridin Tafallari

me rastin e promovimit në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo vepër është një përshkrim ngjarjesh dhe përjetimesh tepër realë, që shtrihet në mbi dy dekada dhe kalon kufijtë e vendlindjes së tij, Prizrenit me rrethinë, Kosovës martire dhe shkrihet në një rrafsh veprimi deri në qytetet e largëta të Evropës. Autori përshkruan me dhimbje mënyrën se si detyrohet t’i kthejë shpinën vendlindjes dhe të gjejë punë në perëndim, për të siguruar ekzistencën larg familjes, larg prej njerëzve të tij më të dashur dhe më të afërt, por në anën tjetër, kudo që ndodhet, i duket sikur e thërret Struzha e tij, e cila e lindi për t’i qëndruar besnik djepit që e përkundi.

Pikërisht zëri i vendlindjes e bën Faridinin që të ketë një aktivitet shumë vital në shërbim të atdheut dhe çështjes sonë kombëtare. Më së miri për këtë flasin kontaktet e tij të drejtpërdrejta me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, si dhe Hysen Gegën, Sabri Novoselën, Ibrahim Kelmendin dhe aktivistë e veprimtarë të tjerë. Autori është kudo në aktivitet në Shtutgart, Dyseldorf, Gjenevë, Bruksel, Vjenë etj. Prej kudo mban shënime dhe na i sjell të kompletuara në veprën e lartpërmendur.

Shpresojmë që kjo vepër të jetë edhe një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjesh ideologjike, besimesh fetare dhe dallimesh krahinore. 18. 01. 1998

Sipas tij: Vitet e jetës, ashtu si edhe koha kalojnë pa u ndjerë. Kalon kjo kohë heshturazi edhe nëpërmes kujtimeve!...Vetëm se, këtu e ke një mundësi që, ti i rikujton dhe, ky rikujtim të detyron të hysh në atë rrugëtim malli kujtimesh, që nuk mbarojnë kurrë!..Kështu që, kujtimet e shtrenjta të përcjellin gjatë jetës tënde të shoqërojnë, të gëzojnë nëpër ato kohërat e mira dhe, ta don zemra që, të ndalesh aty!... Por, eeeh!...Ndonjëherë, edhe me to mërzitesh shumë, trishtohesh pa dashje, kur shikon me mall atë kohë e moshë të rinisë, që nuk mund të kthehet mëëëë... dhe sot je këtu ku je..!?

Të mirat të gëzojnë, ato të këqijat të hidhërojnë...Por Ti nuk e kujton vetëm veten tënde por, edhe shokët, miqtë! Sepse me ta i ke përjetuar vitet e jetës tënde, rininë tënde, si do që kanë ecur...Kujton shoqërinë ndër vite e dekada dhe e kupton tashmë se jeta, koha,vitet e bashkë me to mosha ecën, ngjitet e ngjitet. Dhe afrohet pleqëria...ndoshta askush se do pleqërinë,por edhe ajo ka bukurinë e saj, ka vlerën e saj...Ja rrethoshesh nga nipër e mbesa! Cicërimat e zërave të tyre të mbajnë gjallë. Shokët e mi të ndarë herët nga kjo jetë, nuk e provuan këtë ndjenjë. Edhe ata kanë ëndërruar si unë, por fati nuk deshi! Ndaj sot, i zhytur në vorbullën e kujtimeve të mia, duke i shpalosur nëpërmes fotove ndër vite, them me bindje se çdo moshë, çdo vit i kësaj jete, i jetës tënde, të flet e të buzëqesh!...Sepse ka vlerë, ka peshën e vet, ka një vend në qënien tënde, ku askush nuk mund të ta prekë, veç syri, mendja dhe zemra jote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat