Mirë se vjen

Kultura

Mirë se vjen

Nga: Dibran Demaku Më: 29 gusht 2021 Në ora: 22:40
Dibran Demaku

Jonit

mirë se vjen vogëlush
për herë të parë në shtëpinë tonë
me buzëqeshje me syrin si rrush
dhe pemë e kopshtit për ty gëzon

gëzojnë dajot Dardani Driloni
gjyshja në kopsht mbjell trëndafila
mirë se vjen bukurosh Joni
me motrën tënde-princezen Nila

gjyshi rri e vështron pragun
nga kalon në krah të babait-nënës
rrezes së diellit i vjedh vargun
t‘i dhurojë buzëqeshje hënës...

Sërish

sërish e sërish
sërish e sërish
sërish e sërish
ëndrra mori njësh

sërish e sërish
sërish e sërish
sërish e sërish
të pres të më vish...

Largësitë

kush i krijoi largësitë
natyra apo mendja njerëzore
apo ato i krijuan dashuritë
në sekondat apo minutat e njē ore...

Paralajmërim

duhej kuptuar paralajmërimin
kur e shkruaje në poezinë tënde
metaforave nuk ua di kuptimin
veç zemra nuk falet në dy vende...

Zgjoje shpresën

gjithë çfarë desha e gjithë çfarë deshe
me një fjalë të vetme i përqeshe
gjithë çfarë dua e gjithë çfarë do
zgjoje shpresēn e më kujto...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat