U plak koha

Kultura

U plak koha

Nga: Dibran Demaku Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:25
Dibran Demaku

u plak koha kur të doja
u plak koha kur më doje
ti je bërë për mua
u plak koha kur tē thoja
u plak koha kur mē thoje
tē kam shpirt-të dua...


Poezi

ditë për ditë e natë për natë
të shfletoj e të mbajë në gji
edhe kur fle gjumë në shtrat
sërish afër më je ti...


Pëlcitja e vargut

pëlcitur ka vargu
pëlcitur ka rima
lulen tek pragu
e djeg vetëtima...

Nuk të erdha nuk më erdhe

nuk të erdha nuk më erdhe
në këtë fillim shtatori
mall e mërzi derdha derdhe
dhe dhimbje tek kraharori

as s‘më rrihet as s‘më ikët
e rruga është e gjatë
jeta herë ofron herë fshin pikët
në ëndrrat e qiellit të shtatë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat