Kë do ta gëzojë kandari

Kultura

Kë do ta gëzojë kandari

Nga: Musa Ahmetaj Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:08
Musa Ahmetaj

Të gjitha llafet dhe premtimet

Që u dhanë ditën dhe natën

Më në fund ju erdhi koha

Patjetër sot do të matën

Hamamet do të aktivizohen

Për ta larë trupin dhe kokën

Madje edhe ujërat e mbetura

Nuk do ta dëmtojnë tokën

Nuk duhet dot anashkaluar

Premtimin e një kryetari

Toalete në çdo dhjetë metra

Do të ketë kudo qytetari

Prore rrugët e qytetit tonë

Do jenë pa pluhur dhe baltë

Nxënësit do të kenë shujtet

Llokume vetëm me mjaltë

Për bujqë dhe për blegtorë

Kam dhënë premtimin real

Sa herë që ju paraqitet nevoja

Do t,i furnizoj me shi artificial

Ju betohem në tokë e qiell

Pasha këtë ditë e këtë natë

Nëse e marrë unë mandatin

Nuk do ta hani bukën thatë

Premtimet nuk munguan

Madje as në një gjuhë tjetër

Botërisht u deklaruna prore

Do e vazhdojnë rrugën e vjetër

Sonte dikur në mbrëmje

Vie në shprehje kandari

Me llafe dhe nofulla të forta

Kush do të jetë fitimtari ?!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat