Përtej multi-kultit

Kultura

Përtej multi-kultit

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:30
Ilustrim

Nuk pati Evopë të sigurt derisa populli gjerman nuk u denazifikua plotësisht! Me multi-kulti nuk shërohen plagët, nuk ndërtohet e ardhmja e përbashkët, nën plafin e së cilës bëhet shpëlarja e parave, madje edhe në emër të aktiviteteve të përbashkëta kulturore...

Nëpër botë ka plotë organizata joqeveritare të cilat sigurojnë fonde për të realizuar projekte nëpër komunitete që kanë kaluar periudha dhe situata traumatike, luftëra, gjenocid, përdhunime, zhdukje të viktimave...  Çuditërisht, kalojnë dhe financohen vetëm ato projekte që ndihmojnë në shtyrjen përpara të “agjendës evropiane” që konsiston në reforma gjyqësore, gjegjësisht, në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve të ndryshme (amnesti dhe bashkëjetesë me të gjithë, madje edhe me kriminelë, bastardë politik, përdhunues...) , gjegjësisht, në hedhjen e shikimit përpara, drejt horizonteve ku gjithçka të duket “parajsë”! Dhe, ky mashtrim optik, fatkeqësisht kërkohet të perceptohet i realët vetëm nga viktimat e formave të ndryshme. Ky “presion evropian” kryhet nga ato OJQ, nga ata individë të cilët janë të gatshëm për një grusht parash evropiane të shkelin mbi të kaluarën, të tallen me gjakun e viktimave, me tmerrin e të dhunuarave.

Bashkësia Evropiane, shtetet e BE-së, fondacionet e ndryshme “humanitare” asnjëherë nuk kanë iniciuar projekte, nuk kanë ndihmuar OJQ, nuk kanë kërkuar nga organizatat e ndryshme që të angazhohen me projekte ne ndryshim të mentalitetit të agresorit, të dhunuesit, të vrasësit, të ndihmohen psikikisht që të arrijnë nivelin shpirtëror për të kërkuar falje, për të pranuar agresionin, për t’i pranuar kolektivisht veprimet antihumane në një kohë e në një hapësirë!

Tërë bota e ka të freskët gjenocidin e forcave ushtarake, policore e paramilitare të Sllobodan Millosheviqit që e kreu mbi popullatën shqiptare në Kosovë. Nuk ishte një gardë, një tog, apo një grup të rrebeluarish të pakontrolluar që veprojnë në një shtet xhungël, por bëhet fjalë për një ushtri popullore, për një milici popullore për një kontigjent paramilitarësh krimogjenë, të cilët, edhe sot e kësaj dite kanë ndikim mbi shtetin dhe shoqërinë serbe. Për ta stopuar gjenocidin dhe planin serb për spastrim etnik të Kosovës intervenoi NATO, intervenuan shumë shtete të BE-së dhe nga bota!

Në fund, pas lirimit dhe pavarësimit të Kosovës, pas egërsisë edhe më të madhe të politikave nacionaliste serbe, organizatat e ndryshme të BE-së kërkojnë prej shqiptarëve që të pajtohen dhe të shikojnë përpara. Kjo i bie sikur të kërkosh prej shqiptarëve të thonë: “Na falni, o popull serb, që ju detyruam të ushtroni gjenocid e dhunë kundër nesh, shqiptarëve”!

Formojnë OJQ sa për të pasur tezga për të ndarë tallin dhe, përpara o burra, të zhvillojmë aktivitete kulturore, me qëllim të njohjes së njëri tjetrit dhe të përafrimit në mes vete! Populli shqiptar e njeh kulturën serbe më mirë se çdo popull tjetër. Populli serb nuk urren asgjë më shumë në botë se sa çdo gjë që është shqiptare, pra edhe kulturën shqiptare. Projekti “Mirdita, dobar dan” më së miri e dëshmon këtë konstatim. Në Kosovë në mënyrë shumë të qetë e të civilizuar promovohen të arriturat serbe në fushën e kulturës, kurse në Beograd refuzohet kultura shqiptare, ngritët në këmbë një popull, çartet, demonstron, organizon protesta kundër shfaqjes së një filmi shqiptar, kundër promovimit të një libri shqiptar, kacafyten me policë serbë, ekzistimi i shtetit serb vije në pikëpyetje! Këtë urrejtje e shprehin po ata ushtarë, policë, paramilitarë, familjarë të cilëve u kanë vdekur fëmijët në luftën e Kosovës, po ajo shoqëri që edhe sot këndon e brohoret duke lëshuar thirrje që të nisen për në Kosovë e ta shkelin me “çizmen serbe”!

Organizatat e ndryshme të BE-së nuk kanë pse të ndajnë buxhete për promovimin e projekteve multi-kulti në mesin e shoqërive që në një të kaluar jo fort të largët kanë qenë në armiqësi! BE-ja duhet të shohë se cilat janë kahet e politikave nacionale serbe! BE-ja duhet të kuptojë se, kjo shoqëri ka nevojë për projekte që do ta ndihmonte defashizoizmin, demillosheviqizmin e politikave nacionale serbe, të ndihmojë në dekriminalizimin e asaj pjese të popullatës serbe, e cila e mëton destabizimin total të rajonit dhe të BE-së! Duhet të ndihmojë në çrrënjosjen totalisht të mendësisë së superioritetit, të mendësisë kriminale të kësaj shoqërie dhe të ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e kërkimit FALJE popullit shqiptar. Ky synim duhet të jetë objektiv i OJQ-ve serbe dhe jo të na e prezantojnë kulturën serbe në Kosovë apo të na e “lehtësojnë” prezantimin e kulturës shqiptare në Serbi.

Nuk pati Evropë të sigurt derisa populli gjerman nuk u denazifikua plotësisht! Me multi-kulti nuk shërohen plagët, nuk ndërtohet e ardhmja e përbashkët, nën plafin e së cilës bëhet shpëlarja e parave, madje edhe në emër të aktiviteteve të përbashkëta kulturore. Populli gjerman është melhem i shërimit nga politikat antihumane. Le të bëhen serbët si ky popull dhe mos të bëhen kurrë ashtu siç “dëshirojnë dhe kërkojë” shqiptarët! /HEJZA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat