Kur të solla në këtë botë

Kultura

Kur të solla në këtë botë

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 31 tetor 2021 Në ora: 20:43
Autorja me vajzën e saj

Kur të sjella Erna në këtë botë
Ti s`ke qajtë siç qajnë fëmiët
Thua së lotët tuaj i ke kursyer
Për Të m`i lënë përgjthmonë

Në sytë e mi

Kur ta kujtoj fëmijërinë tënde
Si të kam rritur me aq ngrohtësi

Përendi përse s`na le përgjthmonë
Që ta shijojmë me engjëllin tim
Atë kënaqësi

Kur ta kujtoj zërin tënd
Së si Ti flisje me atë qetësi
Dritën e diellit unë e shihja
Në buzqëshjen që kishe Ti

Çdo herë Ti më dhuroje

Vetëm gëzime e lumturi
Perëndia si s`pati mëshirë
Që na ndau mua dhe Ty

Jetën tani që po e kaloj
Zemër plasur e lot në sy
Pres atë ditë kur bashkë do jemi
Në Parajsën ku gjendesh Ti

Sa shumë pytje sot të bëra
Pa përgjigje thua së mbeta
Më trego o engjëlli im
Në atë botë si qenka jeta

Aromën e luleve a po e ndjen
Mall për mua a po ke
Po më thuaj Erna të lutem
Në kopsht me lule Ti po flë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat