Se ç’u shkrua n’enciklopedi?!...

Kultura

Se ç’u shkrua n’enciklopedi?!...

Nga: Sami Arifi Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Shoqata e Shkrimtarëve t’Kosovës loz si fëmijë,

paska bërë një kor të ri!

Për t’shkruar një enciklopedi!

Jo për t’ngritur kontribut kombëtar,

po ca lagje pët t’i bërë t’parë!

Me dy lagje dhe një katun,

për ta përfaqësuar një komunë!

Përfaqësohen t’Vitisë, jo t’merituar,

përmes lidhje t’hershme që kanë egzistuar!

Po t’dëgjohen këta t’hutuar,

t’pyetën edhe për libra kush me botuar!

Ç’shkruan n’enciklopedi,

jo t’vërteta por marri!

Për komunën në Viti,

u shkruan si shkrimtarë!

Veç dy lagje e një fshat,

si n’komunizëm serbosllav u zgjodhën prap!

Fryma e ish jugosllavëve n’Shoqat vendos,

shkrintarët e ri po’i sakatos!

Mbeturinat prap dëmtojnë,

n’emër t’tërësisë po veprojnë!

Veç dy lagje e një fshat n’malësi,

për t’gjithë shkrimtarët n’Viti,

qenkan futë n’enciklopedi!

Pesmbëdhjetë hynë për t’bërë emër n’komun,

si më parë n’Serbi n’Zemun!

Çdo kund mundohen me përfaqësuar,

n’Beograt punët prap me’i drejtuar!...

Prandaj ju shkrimtarë t’ri,

publikoni këto marrëzi!

T’punohet për tërësi,

që t’largohen këta faqezi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat