Njeriu nuk është as kafshë e as njeri

Kultura

Njeriu nuk është as kafshë e as njeri

Nga: Ilir Muharremi Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:26
Ky dykëmbësh mizor që mban thikën dhe kallashnikovin vret për pushtet dhe kënaqësi

“Idila e natyrës u zemërua, fajtori ishte qenia njerëzore.

Hapësirës shqip raketat i dolën në mbrojtje, çlirohej fusha e bukës, bagëtia në kullota gëzohej për lirinë dhe përtypjen e lirë. E vëreja se edhe shtazët e përjetonin makthin nga agresiviteti bombardues njerëzor. Kafsha jeton neturale në distancë me njeriun dhe nacionalitetin e tij.

Ky dykëmbësh mizor që mban thikën dhe kallashnikovin vret për pushtet dhe kënaqësi, gjë që nuk i ndodh kafshëve. Njeriu nuk është as kafshë e as njeri.

Njeriu ha kafshë më shumë se sa kafshët që e hanë njeriun, të rralla janë ato kafshë që e hanë njeriun. Jeta e qetë dhe e lumtur nuk po bëka pa gjak, në këtë tokë vetëm gjaku rinon...”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat