Kohë e re, tradita të reja do të thonte dikush...

Kultura

Kohë e re, tradita të reja do të thonte dikush...

Nga: Dibran Demaku Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:19
Autori

Dy muaj pas përfundimit të luftës ktheva për ca ditë në Kosovë. Dielli i gushtit piqte Kosovën,që muaj më parë e kishte përcëlluar e shkatërruar lufta.Njerëzit ishin të pikëlluar dhe të gëzuar:të pikëlluar që i kishin humbur më të dashurit dhe të gëzuar që megjithate vetë kishin mbetur gjallë nga ajo katrahurë.


Nga do të shkoje dhe me cilindo të rrije do të dëgjoje rrëfime të tmerrshme të përjetuara nga rrëfyesit,por edhe të dëgjuara.Dhe ti që nuk kishe qenë pjesëmarrës i asaj katrahure do t’i dëgjoje ato rrëfime të tmerrshme sikur t’i kishe provuar më lëkurën tënde.


Meqë lufta kishte shkatërruar gjithçka,Kosova ishte mbushur me organizata të ndryshme humanitare nga vende nga më të ndryshme të botës.Dhe ato organizata kishin ardhur me qëllimin që të ndihmonin që në Kosovë të rifillonte jeta.Njerëzit e të gjitha moshave ngarendnin tërë ditën nga qendra në qendër ku kishte të mira materiale dhe ushqimore që të merrnin sa më shumë që të mundnin.


Me të gjithë ata që do të rrije dhe bisedoje,nuk do të dëgjoje gjë tjetër vetëm cilat ishin qendrat më të afërta dhe më mirë të furnizuara që të ikje atë pasdite apo të nesërmen në mëngjes që të rrëmbeje sa më shumë.


Gjithësecili e kishte mendjen vetëm tek organizatat humanitare dhe pikat e tyre të grumbullimit.Askush,ama askush nuk bënte fjalë se duhet rifilkuar jetën duke bërë ndonjë punë të fshatit.


Në një ndejë me shumë njerëz(të afërm,atëherë egzistonte ende ajo tradita e grumbullimit),njëri nga të pranishmit do të thonte se kishte dëgjuar e këto organizatat humanitare do të sillnin të mira materiale dhe ushqimore për tri vitet në vazhdim!Dhe atij që e kishte thënë atë mendim i ndriste fytyra,ashtu siç u ndriste fytyra e të gjithë atyre që e dëgjonin.Dhe kishte filluar një debat jo bën jo s’bën,i cili nuk dihej se si dhe kur do të përfundonte,sikur njëri nga të pranishmit,për të cilin nga biseda u kuptua se kishte vite që jetonte jashtë ,diku në njërin nga vendet e europës perendimore,i cili krejt papritmas,do të nxirrte një ofshamë në formë habitëse:-Ju paskan marrë në qafë,këto organizatat humanitare!Po si kështu more burra?Ka më shumë se dy orë që ju dëgjoj të flisni,dhe nga asnjëri nuk dëgjova të flitet se ky vend i djegur dhe i përcëlluar nga lufta duhet të rindërtohet nga duartë dhe nga djersa juaj,por vetëm se si të rrini dhe të merrni të mira materiale dhe ushqimore,pa punuar asgjë!


Ndërhyrja e tij ishte si një dush i ftohtë për të gjithë sa ndodheshin në atë ndejë,dhe askush nuk ju kundërvu atij që e kishte shprehur atë mendim.Meqë askush nuk po fliste,ai vazhdoi:-Nëse është e vërtetë ajo që dëgjova,se këto organizatat humanitare do të shpërndajnë të mira materiale në tri vitet në vazhdim,ju do të bëheni të gjithë dembelë,dhe do të harroni krejt punën.Organizatat humanitare ju paskan marrë në qafë!


Pastaj,pothuajse të gjithë sa ishin në atë ndejë do ta kundërshtonin të ardhurin nga jashtë(shumë nga ata nuk do të denjonin ta fyenin se ai nuk punonte asgjë në vendin ku jetonte,pasiqë ai vend e mbante atë dhe familjen e tij me ndihma sociale e të tjera e të tjera…


Paslufta në Kosovë ndryshoi gjithçka.Ndryshoi gjithçka sidomos në jetën e fshatit.Sot,kur fshati nuk mund të krahasohet me atë të paraluftës,(e kemi fjalën nga infrastruktura e tij)megjithate ai po braktiset në mënyrë të frikshme.Fshatarët po i braktisin shtëpitë e tyre,tokat e tyre dhe po shkojnë të jetojnë nëpër qytete në shtëpitë apo banesat me qëra?!


Njerëzit qenkan si delet. Delet e kanë një instikt që po u mbyt njëra në ujë(në liqen apo lumë)të gjitha të tjerat i shkojnë pas.Dhe delet veprojnë në atë mënyrë sepse kanë vetëm instikt(nuk kanë intelekt),kjo nuk mund të thuhet për njerëzit.


Atëherl çfarë i shtynë njerëzit që të veprojnë si delet?!…Veprimet e tilla bëhen për shkak të frikës së mbetjes i vetëm,apo mendimi se ata që kanë ikur në qytet mund të jetojnë më mirë?!(Me këtë fenomen duhej të merren psikologët dhe sociologët),para se të braktisen të gjitha fshatrat e Kosovës).
Mbase është deri diku e arsyeshme që ata që kanë një punë të sigurtë në qytet,të jetojnë nëpër shtëpi e banesa me qëra,por të shplrngulet e tërë familja në qytet,pa asnjë punë,ky veprim nuk mund të quhet ndryshe vetëm çmenduri.


Në vitet e tetëdhjeta të qindvjetëshit që iku,kur autori i këtij shkrimi bënte punën e gazetarit në Televizionin e atëherëshëm të Prishtinës,kishte dëgjuar shumëherë(nga ata të privilegjuarit e kohës-serbët) të cilët kur donin të flisnin për diç që nuk shkonte shpreheshin:”si në katundet spanjolle(?!).Që nga atëherë në mendjen e autorit të këtij shkrimi do të zinte vend pyetja:vallë çfarë duhej të ishin katundet spanjolle?!


Kur autori vizitoi Spanjën,e kuptoi domethënien e asaj pyetjeje.Spanja(në krejt teritorin e saj kishte fare pak,për të mos thënë aspak fshatra,të cilat ishin braktisur nga banorët.Veqse qeveritë e ndryshme spanjolle ishin kujdesur që tokat e fshatarëve të mos mbeteshin djerrë:I kishte mbjellur me ullinj,dhe në kohë të vjeljes së tyre,ata që kishin shkuar në qytet,ktheheshin që të mbledhnin ullinjtë tash të shtetit nga ish tokat e tyre?!


Me çfarë do t’i mbjellin tokat e lëna djerrë nga fshatarët,qeveritë e Kosovës në të ardhmen pritet të shihet!Themi kështu,sepse ata që kanë dalur të jetojnë në shtëpitë apo banesat me qëra,jetojnë si derrat qoftë edhe në një dhomë të vetme dh më nuk kthehen në shtëpitë dhe fshatrat e tyre të braktisura!


Kohë e re,tradita të reja do të thonte dikush…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat