Kushtrimi!

Kultura

Kushtrimi!

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:38
Adem Bytyçi

Kush është burrë e nuk frikësohet

Vjenë me ne e na bashkohet!

Të mbrojmë lirinë e Vatanit

si dhe nderin e shqipëtarit.

 

Kallne, kallne,

qitnja zjarrin,

të mbrojmë nderin e Vatanit. 

 

Kallne ,kallne qitja flakën, 

shkrum e hi ta bëjmë armikun,

e t'vdesim pa u trembur,

për Lirinë e Vatanit.

 

Kërset pushka n'atë buzë mali!

Përshëndët krushqtë e Lirisë!

O ju trima t'kësaj toke!

Bëni qendresë të pa mposhtër,

hapni varrët për armikun!

T'mbrojmë nderin e kësaj lokje.

 

Po fryn stuhi Murlani.

Luftë Kosharje n'flakë zjarri,

po luftojnë Shqipët e malit,

shkulinë  megjët e qifarit,

për bashkimin e Vatanit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat