Engjëjt pajtohen, djajtë përçahen…

Kultura

Engjëjt pajtohen, djajtë përçahen…

Nga: Agim Jazaj Më: 14 janar 2022 Në ora: 10:23
Agim Jazaj

KRONIKA NGACMUESE

Kur shtypi i shkruar dhe media vizive trasmeton kronika të zeza, në kohët e zeza, më ngacmojnë, e (kë nuk ngacmojnë) vargjet e vajit të një nëne labe, vite më parë, me klithma dite:

Fat- keq djemtë tanë,

Me njeri-tjetrin u vranë...

Forca e këtyre vargjeve meqënse u përcuallën rrufeshëm ato çaste, dhe jashtë kufirit gjeografik të rrethit, sigurisht nuk kanë rënë në vesh tek të gjithë, edhe brenda kësaj harte. Shumca mbledhin frymën, dikush ende

Nga AGIM JAZAJ  skërmitet…Kurrësesi nuk mund të prekin në “tela” ndjeshërinë e gjithësecilit.

Ngazëllehet vetëm Katili i Lindur dhe i Bindur! 

Në arkivën personale gjithëkush ruan ngjarje, data, kujtime të bukura, por dhe trishtuese.

Ndoshta ato janë “vjetëruar“, por ka prej tyre që ruajnë freskinë, e çdo “stine“, duke i rikujtuar. Jo për të ngacmuar “plagët e mbyllura”, po për të mos hapur më plagë të tilla. Një lloj apeli, për të cilin e kemi të gjithë nevojën.

Dy bandat rivale në qytetin tonë ishin në të njëjtën vaki, gjëmë. Ishin ata që kishin vrarë njeriun e tyre, ishin futur, ose i kishin futur në gjaksi brënda gjakut. Banda tjetër, siç quheshin aso kohë, ruante me maska të vdekurin me plumb tek porta, të mos futeshin njerëz të dyshimtë, mos qëllohej me kallash edhe në arkivol! Sepse kishte ndodhur!

Ishim të detyruar të shkonim me autobusët e Parkut Automobilistik te vakia, të shërbenim për të vdekurit dhe të gjallët...

Shofer Farudini hezitoi...Do shkojmë bashkë- i thash!

U ngrita dhe hypa përpara autobusit firzamonik dhe shkuam te vakia; “Tre Racat“, përballë KinoTeatrit.

Zbrita i pari dhe i’u drejtova, “Gardës“ së armatosurve: “Do shkojmë te shtëpia e viktimës, do ngushëllojmë dhe të shërbejmë“...

“Garda“ uli armët, Kokën dhe hapi rrugën!...

Ngjarje të tilla, i ruajnë në kujtesën e tyre qytetarët, u kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme…

BRENGOSJA E QYTETIT BREGDETAR

Qyteti bregdetar në ditët e brengosjes kishte humbur gjallërinë dhe hijeshinë e tij karakteristike. Njerëzit harruan fare xhirot e mbrëmjes dhe vizitat tek njëri-tjetri. Kishin kohë që ishin ngujuar në shtëpinë e tyre, sa mund t’i quaje “në arrest shtëpie”. Në orët e “pikut”, siç i quanin banorët, s’pëpëtinte këmbë njeriu. Qytetin e zotëronin  (maskat)  nëpër kthina rrugësh, me kallashet që ndillnin gjak e vdekje. Fëmijët ishin të zverdhur, pothuaj në fytyrat e tyre njomëzake, të cilat kërkonin mëshirë brënda mureve të shtëpive. Krismat e pushkëve ju kujtonin tregimet e gjyshërve për luftën. Gjyshërit e luftës, ndiheshin ngusht kur të vegjëlit i gudulisnin nëpër tregimet e tyre.

 Përballë pallatit të xha Lames, ishte hapur një gropë e madhe atë mesënatë.

Një palmë e gjatë ishte kthyer ma rrënjët përpjetë nga shpërthimi i eksplozivit. Njerëzit ishin lebetitur nga tronditja, nuk e merrnin dot veten. Pallati kishte mbetur pa një copë xham, dyertë e dritaret kishin dalë nga kasat. O Zot!- thirri xha Lamja, duke u drejtuar me vështrimin lartë: Zbuti pak shpirtërat e ashpër të këtyre njerëzve. Këta janë pasoja, shkaku asnjëherë nuk zbulohet, kurrë nuk përgjegjsohet. Nëpër rrugë nuk kishte këmbë njeriu, ndonëse ora e murit ishte 12 e ditës. Ndonjë veturë e rrallë prishte qetësinë me shpejtësinë e saj skëterrë, nga xhamat e së cilës kallashet villnin zjarre e plumba, pa e ditur se plumbat diku do të bien, dikush do të bëhej viktimë. Sa të tillë ishin çuar në vorreza. Ishin bërë shumë vrasje në qytet ato ditë, sa që njerëzit e gjorë, s’ kishin mundësi as të merrnin frymë në shtëpitë e tyre, duke shkuar nga një përcjellje mortore tek tjetra. Në qëndrën e qytetit, te Banka dhe në vendet ku afishoheshin ljamërimet për vdekje, përditë shihje portrete të rinjsh, sa u kish dirsur pushi në faqe. Kortezhet shkëmbeheshin në rrugën e vorrezave.

KUR LEXOI EMRIN E NIPIT NË NEKROLOGJI

Një klithmë e fortë e një gruaje, në qëndër të qytetit mblodhi vetëtimthi një taborr njerëzish. Në atë moment s’u dëgjua asnjë krismë arme. Shpejt, shpejt! Ujë, ujë!- bërtiti një meso burri që ishte i pranishëm. Gruaja ra në tokë. I ra të fikët, tek pa të afishuar fotografinë e një 21- vjeçari dhe orën e varrimit të tij, në murin e bankës, në qëndër të qytetit. Një djalë zeshkan, në zbatim të këtij urdhëri, në atë rast, shpejtoi këmbët, me vrap, për tek dyqani i Xhezos. Erdhi me dy bidonë “koka kola”, të mbushur me ujë. “Hidhja, hidhja, në kokë“! Gruaja fare pa jetë, filloi të hapte syt. “E zeza. Korba ç’më ka gjetur“! Shkuli një tufë flokësh nga koka. Të gjithë prisnin për gjëmën që i kishte rënë kësaj gruaje. “Më kanë vrarë nipin, djalin e motrës. Duhet ta çojmë në shtëpi“. Të gjithë e morën vesh çfar i kish ndodhur dhe kësaj gruaje. Shikoni se mos ka ndonjë taksi, apo… ejani ta çojmë me autobusin- shtoi shoferi i urbanit, Taku. Atje do të shkojmë tani me autobusin, tek vakia. Shumë mirë, ai që dukej se e njihte këtë grua. Pas saj, i futën krahun dhe pesë gjashtë gra të tjera. Hypën në autobusin e Takut, së toku. Autobusi ndali përballë apartamentit të Ronit të vogël, i cili kish shumë ditë  i ngjitur pas dritares. Gruaja, tezja e djalit, zbriti nga autobusi me ulërima të forta. Të gjithëve për një çast u ngriu buza. “Të vranë o ëngjëll. Të vranë o bir. O bir, bir, bir”… Ulëriti me të madhe që nga shkallët e autobusit, deri tek gratë në shtëpinë e nipit. Xha Lamja dhe Aurori i vogël, gati të ngrirë, qëndronin pas xhamit të dritares. Gjyshit i shpëtuan lotët. Sado që donte t’i shmangej nipit të vogël, ky i ndihmoi gjyshit në vaj. Qytetin të tërë i kishte mbuluar zija.

MASKAT RUANIN ARKIVOLIN

 Një skuadër, djemsh duhet të ishin ata, qëndronin në hyrje të apartamentit. Duke i marë të gjithë në (revistë nderi), kontrollonin të gjithë njerëzit që hynin e dilnin. Fytyrat e tyre nuk dalloheshin. Të tërë ishin me maska në fytyrë! Kohë e poshtër erdhi- psherëtiu xha Lamja. -“Të vijnë, të ruajnë të vdekurin me maska, e kallashe!…-Të ruajnë shtëpinë me maska”. Kishte ndodhur që dhe të vdekurin, kufomën ta qëllonin me plumb, biles dhe në arkivol,- kish dëgjuar xha Lamja. Roni ngriti kokën për të kërkuar nga gjyshi për maskat në ato raste që rrinin në rresht tek hyrja e shtëpisë … -Po ata çfarë janë? Diçka do të ndodh. Qetësia dhe ankthi ishin bashkë me gjëmën në atë shtëpi. Një djalë zeshkan, që mund t’i jepte më shumë se të njëzetat, hoqi maskën dhe iu drejtua një shoku, përballë, dhe ai i maskuar. Të gjithë shtangën në vend dhe s’po kuptonin se ç’po ndodhte. Djaloshi guximtar vazhdoi sërishmi. –“Hiqe, hiqe maskën”. Tjetri përballë sa nuk u këput nga këto fjalë, më të rënda se plumbi që kish marë jetën e Gonit. -“Vrem, Vrem”! tani. -“Unë jam hasmi yt”. –“Po t’i qenke dhe miku im“. Tjetri e hoqi maskën dhe kallashi i ra pa e ndjerë fare nga duart, në fundin e këmbëve. Skenë tragjike. A mos vallë ishim në ëndërr?, thotë xha Lamja. –“Boll i kemi fol njëri - tjetrit me gjuhën e pushkës. -Të flasim me gjuhën e shpirtit… E kam djalin e tezes, Gonin që e ka vrarë ‘‘banda‘‘ Juaj… -Ajo gruaja që erdhi me ulërima, është mamaja ime“. Tjetri u pre në fytyrë. Fjalët se gjenin dot rrugën për të dalë… -«Edhe në emigracion kemi bërë fjalë»….

Hiqte në shpirt njeriu që ishte me maskë e tashmë, po fliste pa maskë me shpirtin e vrarë. - «Edhe unë e kam kunatin tim Gonin. -Vajza e dajos së tij është nusja ime», ju përgjigj tjetri që gati qëndronte pa jetë, përpara maskave të tjera të skuadrës. I dhanë dorën njëri-tjetrit. Pastaj u qafosën. Të gjithë ata që s’po kuptonin se çfarë kishte ndodhur, tashmë e kuptuan të tërën. Dy ‘‘armiqtë‘‘ e njëri – tjetrit, ishin dhe miq të njëri- tjetrit. Skuadra i hoqi të gjitha maskat. U befasuan dhe u tronditën të gjithë. Me kokat e ulura shihnin tokën, vendi i prehjes së përhershme, për të kërkuar ndjesë!

VARGJET E VAJIT, KUSH NUK I DEGJOI?!

 Ky lajm, çka ndodhi me maskat, tek pragu i portës, shkoi shpejt tek dhoma e burrave. Edhe gratë të çartura e muarën vesh. Ato e pushuan për një moment vajin.

Një grua e moshuar labe e mori vesh këtë ndodhi, se kush e kishte vrarë djalin, njeriu i tij, ja dha vajit me vargje:

Fatkeq djemtë tanë,

Të njëri tjetrit janë,

Me njëri- tjetrin, u vranë,

Kush i fut, gjetbelanë?!…

Askush, nukjandihunëvajplakëstëveshur me akllas pis tëzi, ngakokaderi na thua. Syt u qepen tek ajozonjëgrua. Dëgjonindhesytë u nxirrninlotëqë s‘duheshintëderdheshin. Vargjet e vajittësaj, u përcuallën, gojëmëgojënëqytet me shpejtësin e zerit. Kush su lënduangakëtovargje, qëjanëfiksuartashmënëkujtesën e sa e sa njerëzve?!

Nëkryetëkortezhit, me arkivolin e kuqmbi supe e mbanintëgoditurin me plumb, tëvdekurdytërinjtë e bandavekundërshtare, qëishintënjëri-tjetrit, me maskat e hedhura. Atyre u rëndontedhe u kushtontepesha e mëkateveshumëfish. Kortezhi mori qetësishtnërrugët e qytetit. Pjestarët e ‘‘bandave‘‘ qëndiqninnëmënyrën e tyretëfshehtë u shtangën, kurpanëdykundërshtarët, me plumbaderi para pakminutave, kishinmbi sup arkivolin, Njëjetëtëikuri. Morënrrugën e kthimittëdërrmuarngapesha e fajit. XhaLamjaqë po rrinte i trishtuarderimëtani, e mori veshtëgjithëkëtëmeseledhe u habit. –“Si ka mundësi?

-Si? -Krimi ka këputur frerët“. Hapi dritaren dhe shënoi në ditarin e tij:-“Edhe këta, ditkërkan të pajtohen“… Engjëjt pajtohen, Djajtë përçahen!

E mbylli bllokun dhe i‘a zgjati Ronit të vogël për ta ruajtur kur të rritet. ”Mere bir. -Ky është testamenti i gjyshit. -Ky është amaneti im për sot dhe për nesër”.

Roni i vogël e ruan si syt e ballit, si nënat e mira të motshme që ruajnë në sepetet e tyre.

Në këtë bllok të vogël, i vogëli ruan shënimin, amanetin e madh të gjyshit...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat