Fjalë! Më fal!

Kultura

Fjalë! Më fal!

Nga: Agim Desku Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:16
Agim Desku

Sot, do të të nxjerrë nga thellësia e shpirtit

E s’do të kthehesh kurrë me aty nga ku buron

Brenda teje fjalë, është porosia e madhe

Pra shko ti atje ku malli të dërgon,

Përshëndeti të mërguarit,

Uroji edhe ngushëlloj

Fjalë! 

Dhe ti më fal mua

Që për mallin tim dhe ty të mërgova....

Por ti më je e vetmja që porosinë ta besova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat