Spikatje e vlerave të veçanta artistike figurative

Kultura

Spikatje e vlerave të veçanta artistike figurative

Prof. Dr. Hivzi Muharremi Nga Prof. Dr. Hivzi Muharremi Më 21 shkurt 2022 Në ora: 09:57
Ekspozita

Mbresa nga ekspozita e piktorit doajenit të artit shqiptar Buron Kaceli hapur kohë më parë në Galerinë e qytetit të Vlorës. Autori para artdashësve Vlonjan prezantohet kryesisht me peizazhet, portretet, natyrat e qeta, Nudot e punuara gjatë periudhave të ndryshme kohore e deri tek punimet e fundit. Pra, si një tërësi ekspozita shpërfaq punën e paprajshme të artistit, kryesisht në 15 vitet e fundit të krijimtarisë së tij artistike, të motiveve dhe imazheve në gjinitë e ndryshme të artit, si dhe nga vendet më piktoreske dhe të frekventuara nga turistet e hapësirave të ndryshme shqiptare.

Autori i ekspozitës me një numër të veprave mbi 40 tablo të ekspozuara në ambientet e galerisë shpalos opusin e tij krijues si piktor plenerist, postimpresionist, ekspresiv. Në shumë tablo e veçanërisht përmes dritës natyrale e fokosume në çdo vepër piktori Buron Kaceli e arrinë mpleksjen kulmore të kompozimeve pikturale. Në këtë dikitomi mbarshtrohet edhe tërë opusi krijues i artistit.

Buron Kacelli qysh në fëmijëri të hershme ka treguar interesim te madh ndaj artit, ndonëse rrjedh nga një familje intelektuale me tradita të larta e posaçërisht tek ai ndikim të madh ka pas babai, piktori me renome ndërkombëtare i cili tërë jetën ja ka kushtuar artit dhe pas vete ka lënë një numër të konsiderueshëm të veprave, Pra, tek në haperimet e para, ai e përcillte punën e babait veçanërisht në kohën kur pikturonte motive peizazhi nga ambientet mjaftë joshëse për syrin e dashamirëve të artit. Ishte faza e shkollimit në Liceun Artistik të Tiranës kur e shoqëronte piktorin-babain Sadik Kacelin gjatë pikturimit në natyrë, përkatësisht gjatë realizimit të peizazheve me një kolorit mjaftë transparente, impresive të imazheve pleneriste në teknikën e vajit. Orvatjet e të riut-djaloshit, Buron Kaceli reflektonin në realizim të imazheve nga natyra me ngjyra të ujit-në teknikën e akuarelit dhe gjithnjë e më shumë ishte i inkarnuar me një pikturim të tillë, Pra, si duket që nga ajo periudhë e hershme kur e shoqëronte të atin e vet gjatë krijimtarisë pikturore në shpirtin e tij u brumos ideja për vazhdimin e punës kreative artistike duke filluar me peizazh e deri tek punimet shkollore të Liceut apo Akademisë së Arteve të Bukura. Ai me përkushtim të madh do t’i qaset njëlloj gjitha gjinive artistike, si peizazhit poashtu edhe figuracionit apo portreteve të shumta që do ti realizoj gjatë punës së tij të pandërprerë deri në ditët e sotme. Apo siç shprehet vet piktori, maestro Buron Kaceli në intervisten dhënë për Gazetën Shqiptare me 08.02.2021: ”...Peizazhi ishte dhe është për mua një dashuri e madhe, por përveç peizazhit unë realizojë edhe mjaft portrete. Portreti është po ashtu një gjini që e çmojë shumë. Gati-gati, për mua janë njësoj portreti i njeriut, fizionomia e tij e veçantë, psikologjia e tij, ashtu si peizazhi që ka veçoritë e veta. Natyra po ashtu të shfaqë gjendje nga më të ndryshmet, që përkojnë me gjendjet shpirtërore të njeriut. “Natura humanum est” siç thoshin latinët”.

Image
Ekspozita

Pra, i tërë opusi krijues i artistit mbarshtrohet përmes realizimit të veprave nga fusha e peizazhit, portretit dhe kompozimit. Në këtë trikonomi e tërë ekspozita personale e piktori Buron Kaceli spikatë dhe dëshmon vlerat e njëmendta artistike kompozicionale duke filluar nga peizazhet e deri tek trajtimi i portreteve apo të figurave të nduarnduarta si: “Vajza duke lozur në instrumentin e violinës”, “I moshuari në pozitë të shtrirë”, “ Figura e instrumentalistit me violinë”, : Djaloshi me daulle”, “Vëzhgimi i dy fëmijve buzë detit” e shumë kompozime të tjera.

Peizazhet kryesisht janë punuar në kohë të ndryshme stinore dhe çdo njëra e shpreh origjinalitetin dhe veçantinë si në aspektin koloristik poashtu edhe përmbajtësor. Piktori në të shumtën e rasteve aplikon një kolorit të çiltër duke spikatë hapësirën përkatësisht thellësin kompozicionale ku përmes valereve, dritës natyrale dhe strukturës koloristike i përfiton planet hapësinore. Elementi i dritës natyrale dhe çiltëria e ngjyrave transparente koloristike akoma e më shumë e spikasin vlerat e imazheve të trajtuara në këto tablo të peizazheve ku autori me një devocion dhe përkushtim shpirtëror gjatë tërë krijimtarisë së tij do të mirret me këtë fushë të artit pamor. Gjithashtu duhet theksuar edhe një karakteristikë tjetër që mund të vërrehet në këto tablo të peizazheve, veçanërisht në ato kompozime ku trajtohen imazhet e ndryshme të natyrës gjatë katër stinëve vjetore. Ku autori është më inventiv në shpërfaqje të elementeve figurative e përmbajtësore.

Portretet dhe figuracini kompozicional i piktorit, poashtu sikurse edhe tablotë e imazheve të shumta të peizazheve janë realizuar me një përkushtim të madh përvrç anës reale ato ngërthejnë edhe elementet ekspresive, psikologjike dhe shpirtërore duke filluar nga: “Kompozimi i dy figurave të fëmijve buzë detit”, ku autori e vë në spikamë koncentrimin e shikimit të tyre në thellësin e sipërfaqës së detit ku në përspektivë të hapësirës kompozicionale si silueta lundrojnë dy varka me vela të bardha. Në mënyrë maestrale piktori Kaceli ka arritur t’i realizoj dy figurat e fëmijëve me vrojtim nga hapësira kolosale e detit. Përveq anës psikologjike e ekspresive në shumë portrete spikasin edhe elementet tjera sociologjike e shpirtërore siq është rasti të “Figura e shtrirë i të moshuarit varfnjak”, “Violenisti”, “Malësori” etj.

Në këto vepra dominon fryma e introduktit ekspresiv, levizja e penelit është më i furishëm, struktura koloristike është shumë më pastuoze veçanërisht këto karakteristika janë të theksuara në trajtimin e figurave apo të portreteve, ndërsa hapësira kompozicionale është realizuar me një strukturë shumë më të çiltër koloristike. Kjo çiltëri kompozicionale strukturale qëndron si pandamë ndaj botës përmbajtësore të figurave të trajtuara nga shtresat e varfëra shoqërore. Gjithashtu duhet përmendur edhe kompozimet e akteve të trajtuara me një frymë poetike e subtile dhe në një koloritë postimpresionist.

Ekspozita ka zgjuar interesim tek artdashësit dhe në tërësi e ka arsyetuar vetë konceptin dhe fizionomin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat