Jasharët - 55 jetë në altar të atdheut

Kultura

Jasharët - 55 jetë në altar të atdheut

Nga: Zymer Mehani Më: 5 mars 2022 Në ora: 07:54
Kompleksi Memorial në Prekaz të Drenicës

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 nga makineria vrastare e okupatorit serb, ua mori jetën 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.
I
I vranë
Por s’vdiqën
Si vdiset
Treguan
Dhe kombin
Nderuan
Për popullin tonë
Ranë
– Liria s’ka çmim
Me zë të lartë thanë
II
55 jetëra
55 ëndrra
55 dëshira
55 shpresa
U këputën
Ranë....
Por s’u shuan
Për një qëllim
Për një ideal
Të lartë sa një mal
Për një dashuri-
Për t’atdheut liri

55 shpirta
55 zemra
55 emra
U shndërruan në qëndresë
Për atdheun- fortesë
Me dashuri dhe besë
Veç për një fole
Veç për një atdhe
Veç për një Shqipëri-
Flamur kuq e zi

Lugjet kur ushtuan
Retë kur u errësuan
Stuhitë kur u tërbuan
Si shqipe fluturuan
Ranë, por triumfuan
Pavdekësinë fituan
N’flamur u lartësuan

Shabani - luan
Ademi - kapedan
Zahidja- trimëreshë
Zarifja- sokoleshë
Hidajetja- shqiponjë
Valdetja- trime zonjë
Igballja -zëmadhja
Igballi- ballë mali
Djalë e shkuar djali
Hamzai -azgani
Lum që e pat vatani
Feridja -shqipe mali
Plumbi dot s’e ndali
Selvetja qëndrestare
Me zemër shqiptare
Afetja- atdhetare
Shqipe dykrenare
Besimi- dritë dielli
Liria- zog qielli
Blerimi i bekuar
Fatimja e lartësuar
Blerina- gjeraqina
N’qiell me bubullima
Adilja- lastar
Fitimi- rreze ar
Kushtrimi 13-vjeçar
Në zemër të kombit
Qëndrojnë LAPIDAR
III
Shqipen e deshët
N’çerdhen e vet
N’këtë tokë amtare-
Shqiptarin mbret

Prekazi digjet
Komandanti flet
E dëgjon bota
Tërë një planet:
-Shqiptari vdes
Për liri t’vet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat