I vjetshëm i këtij çasti

Kultura

I vjetshëm i këtij çasti

Nga: Atdhe Geci Më: 22 prill 2022 Në ora: 22:38
Atdhe Geci

Në Shqipëri i kam të gjitha kohërat

dheun e t´atës dhe të njerëzve të mi

të mirat e diellit, të ajrit dhe të detit

të gjallët e gjuhës dhe qenien time.

Arbesë o e imja shpirtit dhe zemrës

unë digjem si fletët e mollës për ty

mos e ndalo veten të bësh dashuri,

as mos e braktis kohën për të jetuar.

Lam, merrmi gjinjtë e mi në duar e

përkdheli butë, duaj, e afromi buzët

në buzët e mia dhe shtrëngomë, s´e

dashuria s´gjendet e lirë në natyrë.

Ti, gratë që guxojnë të dashurojnë

si duan, kjo botë nuk është aq e lirë,

shpirt, njihe veten tënde me veten

mos lejo që t´i heqin të drejtat tua,

se gratë që guxojnë të jenë vetvetja,

janë gra poetike dhe me emocione.

Ti, gratë që duan më tepër dashuri,

dhe guxojnë t´i vëjnë në sprovë tërë

asetet e pasurisë së tyre shpirtërore,

realiteti ynë ende ka shumë mjegull

Arbesë, jam i vjeshtëmi i këtij çasti!...

 

Atdhe Geci - Dortmund, 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat