“Dy ditëlindje”- Mervete Dragaj

Kultura

“Dy ditëlindje”- Mervete Dragaj

Agim Desku Nga Agim Desku Më 29 prill 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Nëse më jepni një ide që ka si realitet kohën dje dhe sot,ju fal rrëfimin me të cilën lidhet vëllimi poetik në fjalë.Këtë e konstatova gjatë leximit të vargjeve të autores dhe pikërisht këtë shprehje e gjejmë ndër faqet e këtij vëllimi, ku rrëfimi poetik që pikëton të vërtetën e dhembshme të përditëshmërisë ,në pritje të një jete apo ndryshmi më të mirë apo edhe të një shoqërie më të përgjegjshme. Nuk e ka thënë kot Lasgush Poradeci ,se edhe tek shkrimtarët e mëdhënj botëror ishte dhembja që i shtyri të merren me vargëzime poetike,apo më mirë të themi, ku krijuan botën e tyre dhe u formuan shi poetë dhe shkrimtar të ardhshëm.

Shih në rastin e krijueses Mervete Dragaj me rastin e krijimit të botës se saj poetike ,ishte pikërisht Masakra e Izbicës e vitit 1999, dhe i mbijetuari i kësaj masakre Mustaf Dragaj dhe pastaj lufta për liri dhe çlirim nga okupatori sërbo-sllav që duhet ta dinë secila gjeneratë që do të vjen në këto hapësira denbabaden gjithmonë shqiptare, por,,,mëkati’’ ynë që kemi qënë të durueshëm gjatë,sepse nuk janë shqiptarët ata që e kanë sulmue ndonjë shtet tjetër,vetëm pse ishim të lidhur si thoni e mishi me tokën dardane, na pasardhësit e popullit ma të vjetër pellazg.

Andaj edhe vëllimit poetic i paraprinë poezia ,, Dy ditëlindje’’, ku ndërthurja e përshkrimeve me ndjesitë e brendshme për të bukurën në art,në përplasje me realitetit e shtyn autoren të kundrojë,të meditoj,të reflektoj dhe të gjej thelbin e artit,ngjyrat dhe jetën vetë. Në vargjet e poetes hetohet një avansim i dukshëm i imazhit poetik që na sjell një panoramë të gjallë dinamike ku lexuesi do të gjej veten.

E veçanta e vargjeve të saj është që këtë lëndësi ndjenjash e mendimesh e ka vënë me kostumin përkatës artistik,gjithnjë duke parafturuar lloj-lloj motivesh me barrën e shprehësisë se gjuhës.Dragaj kultivon një leksik të zgjedhur,me fjali a fraza ritmike. Përgjithësisht një kulturë gjuhe për t῾u admiruar dhe ky fakt e bën edhe më të arrirë,edhe më të kuptueshme tërësinë e përmbajtjeve të vargëzimit të saj poetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat