"Depoja" e nostaligjisë

Kultura

"Depoja" e nostaligjisë

Nga: Përparim Hysi Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:47
Përparim Hysi
1.PETOVA- vendlindja ime *

PETOVA është vendlindja ime
Është si,të thuash,"përsheshi i parë"
PETOVA- është dhimbja ime
Shijen e"përsheshi të parë"
E di veç kush është si unë,fshatar.

Në PETOVË kalova fëmijërinë
Dhe brodha gjithë fshatin azat
Të veçantë për PETOVËN  kam dashurinë
Për mua,PETOVA është e mjaltë.
 
Si mësues, në PETOVË, punova 30-vjet 
Çdo shtëpi,në PETOVË,më priste me derëhapur
Sa kujtoj PETOVËN,zë një lemëz më nget
Kam shumë mall,sado që jam flokëzbardhur.
 
2. Tek "Frashëri  i SULIT"
 
Tek"Frashëri i SULIT" në PETOVË,
Kam hipur,siç hipja fëmijërisë dikur,
Biçakun kam në dorë
Dhe nxjerr nga frashëri lëkurë.

ZHvishet lëkura kollaj
Më duhet që ta bëj culë
Se tani është muaj maj
Culës t'i bie si dikur,
 
E ormisa dhe nisa culës t'i bie
I bie një avazi të vjetër myzeqar
O mall i fëmijërisë ku më shpie?
Në vise që kam kohë pa i parë.

Erdhi fëmijëria e më mori prej dore
-Hajde,çfarë bën në TIRANË?
U turra tutje në kohën fëminore
Nga malli sa nuk po bëj "bam".
 
3. U bëra i "gjezdisur"

U bëra i"gjezdisur" dhe botë kam parë
Por më të bukur se ty,nuk gjeta MBROSTAR  *
E di që kush lexon,do thotë:- Je në terezi?
I them çdo lexuesi:- Shiko me sytë e mi!
 
Flas për MBROSTAR-Urën ku jetova 50-vjet
Sado jam larguar dhe kam plot 22-vjet
Kam mall të madh një copë herë të vete
Se mallin për Mbrostarin unë e mbaj me vete.

Ka fusha pjellore,kodrat plot ullinj
Atje nën ullinj shtëpi apo vila
Malli për Mbrostarin mua burrin me thinjë
Më bën që në shpirt t'më këndojnë bilbila.
 
4.Mbi"Plepin e xha FEHRATIT" *

Mbi plepin e lartë të Xha FEHRATIT,
Atje, në fshatin"MBROSTAR-URË"
Tani, në të hyrë të majit,
Më bëhet sikur jam atje, sikur...
 
Pse m'u kujtua vallë ky plep
Ç'është ky trill që më kapi?
E di që do kenë ardhur dy lejlekë
SE çerdhen ua ruan xha FEHRATI!

XHa FEHRATI qe burrë aq punëtor
Sa shok s'i gjendej kund
Por qe aq i dashur  dhe aq njerëzor
Sa nuk mund ta harroj,nuk mund.

Dhe vinin lejlekët mbi plep
Askush lejlekët s'i trazonte
Xha FEHRATI gati bënte festë
Kur miqtë shtegtarë i shikonte.

* FEHRAT GRËMI nga MBROSTAR-URA rrojti gati 90-vjeç dhe kish dashuri të madhe për shpezët.
 
5.  Dua
 
Dua ta bëj vapën nën hijen e ullinjëve
Kur degët e ullinjëve t'i tund era
Me ajër të freskët të mbush balonën e mushkërive
Se ka ardhur pranvera.
 
Me ajër të freskët si tek ullinjtë e MBrostarit
Unë për çdo mbasdite e kaloja atje
Vjen ajër nga fusha,por vjen dhe ajëri i malit
Tek shkruaj,përjetoj dhe ky ajër më"deh".

Larg e larg nga TIRANA ku zhurma s'të ndahet
Çdo cm katror dhe ngrhen pallate
I kujtoj ato mbasdite dhe zemra copë më çahet
Po kthehuni dhe për pak, o ju çaste!!!
 
Tiranë, 8 maj 2022
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat