Po u dashka, t’jemi nacionalist a...?!

Kultura

Po u dashka, t’jemi nacionalist a...?!

Nga: Petrit Dibrani Më: 18 maj 2022 Në ora: 06:44
Petrit Dibrani

Dita 23 shkurt 2022, t’gjithëve i’u kujtohet, besoj!

Shpresoj se pas kësaj dite, apo ditëve në vijim, pas kësaj date e keni kuptuar pse - DUHET, t’jemi nacionalist.

Nacionalizmi i bën njerëzit e një vendi - Bashk.

Dhe ç’farë ndodhë, kur t’gjithë janë bashk?

Edhe këtë e keni parë dhe dëgjuar!

Kuptoni ohh....

Bashkimi, përpos që e bën fuqin, ohhh ju....,

e kthen t’gjithë botën - PRO - PËR.

E keni kuptuar, fillimisht nga liderët politik dhe e keni kuptuar, fatkeqësisht nga komentet apo shkrimet nga më të ndryshmet - Pro, për luftën në një vend, duke e përkrahur pa asnjë kompromis dhe duke e ditur që zyrtarisht, ky vend i përkrahur, ka dërguar mjete luftarake dhe ushtar, pse dhe për ç’farë!?

Për të vrarë shqiptar dhe ne, shumë shpejtë e kemi harruar.

Pse shqiptarët, jetojnë të ndarë dhe me një gjendje, shumë të mjerueshme, madje historikisht.

Sepse, vetëm një pjesë e vogël e tyre, ishin - NACIONALIST dhe jo shumica, jo t’gjithë!

E dini shumë mirë, derisa ushtarët e simbolit kombëtar - UÇK-ës, luftonin fyt për fyt me kriminelët serb, shqipfolësit tjerë pinin kafe në Prishtinë dhe në shumë qytetet të Kosovës.

Ohhh, ju....

Kuptojeni, ç’farë është Nacionalizmi!

Nacionalizmi është; veprimtari politike, ekonomike, sociale dhe fizike e zhvilluar nga atdhedashësit, kombëtaristët nga dashuria e madhe, ndaj atdheut.

“Shqipëri e Bashkuar Natyrale”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat